Categories Lifestyle

Pse nuk duhet të pini asnjëherë ujë para gjumit, flet shkenca

Kur është fjala për gjumin, të gjithë kanë rutinën e tyre.

Ndërsa je duke ndjekur televizor, duke dëgjuar muzikë, lexuar apo duke ngrënë diçka të lehtë mund të të vijë gjumi. Shumica e njerëzve pinë shumë ujë para se të flenë ose mbajnë një shishe pranë krevatit për të shuar etjen gjatë natës. Ndërsa shumë thonë se duhet të pish ujë para gjumit, të tjerë thonë që nuk duhet. Ka një arsye pse nuk këshillohet të pish ujë para gjumit.

Të pish ujë para se të flesh, në fakt mund të ndikojë që gjatë natës të mos bësh një gjumë të qetë dhe, siç dihet, një gjumë i qetë është shumë i rëndësishëm. Në varësi të gjithsecilit, uji para se të flesh mund të bëjë që gjatë natës të zgjohesh për të shkuar të paktën një herë në tualet. Nëse zgjohesh gjatë natës, sa minuta më pas duhen që të të zërë sërish gjumi? Doktorët këshillojnë që të paktën dy orë para gjumit nuk këshillohet të pish ujë. Në këtë mënyrë, ke zbrazur edhe fshikëzën e urinës dhe nuk do të zgjohesh gjatë natës.

Ndoshta e gjitha tingëllon si e pakuptimtë, por nëse zgjohesh gjatë natës, të paktën një herë dhe për çdo natë, atëherë nuk do të flesh aq orë sa të çlodhesh apo aq sa ka trupi nevojë. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë shumë probleme më vonë, kështu që këshilla duhet marrë në konsideratë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME