Lifestyle

Puna me orar të gjatë rrit rrezikun që të mbetni tullacë

Lodhja dhe stresi kanë qenë çdoherë të lidhur me humbjen e flokëve, por rezulton se edhe orari I gjatë I punës mund t’iu bëj që të mbetni tullac. Studimi ka zbuluar se nëse punoni rreth 52 orë në javë, mund të shkaktojë rënien e flokëve. Shkencëtarët tani janë duke u bërë thirrjë ligjëvënësve, që të zvogëlojnë numrin e orëve që njerëzit të parandalojnë këtë gjë të ndodh.

Hulumtimi I kryer në Korenë e Jugut, ka ekzaminuar 13,391 burra të punësuar nga mosha 20 deri 59 vjeç, midis 2013 dhe 2017. Ata u ndanë në tre grupe: burrat që kishin punuar 40 orë brenda jave, ata që kanë punua deri në 52 orë, dhe të tjerët që kishin punuar edhe më shumë se 52 orë. Faktorë të tjerë, si mosah, gjinia, gjendja martesore, arsimi, të ardhurat mujore të familjeve, pirja e duhanit, dhe orari I punës u morën gjithashtu në konsideratë.

Studimi zbuloi se burrat në të njëzetat dhe tridhjetat e tyre që punonin të paktën 52 orë në jave, mbetën tullac më shpejt se ata që kishin më shumë orë të rregullta pune. Kjo ka bërë që ekspertët të konkludojnë se ka të ngjarë stresi I shkaktuar nga puna e tepërt, dhe mungesa e kohës të lirë, është shkaku kryesor I humbjes së flokëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close