Categories Lifestyle

Qumësht të ngrohtë para se të flini, ja përfitimet

Qumështi është natyralisht i pasur me kalcium, vitaminë D dhe kalium.

Ai është shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut në një sërë nivelesh. Kalciumi dhe vitamina D që gjendet tek qumështi ju ndihmon të keni kocka dhe dhëmbë të fortë.

Kaliumi nga ana tjetër mirëmban tensionin e gjakut.

Megjithatë, nëse e pini të ngrohtë përpara gjumit, qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë. Kur është i ngrohtë, qumështi ka një ndikim të menjëhershëm dhe ju ndihmon të flini si qengj. Kjo nuk do të thotë se duke pirë një gotë me qumësht të ngrohtë, do ju zërë gjumi menjëherë. Qumështi, i ngrohtë apo i ftohtë nuk konsiderohet një eliksir i gjumit, por disa substanca që formohen gjatë ngrohjes, e ndihmojnë trupin të jetë më i qetë. Jo pa shkak, qumështi i ngrohtë rekomandohet për njerëzit që kanë kaluar një ditë të lodhshme.

Si ndikon qumështi i ngrohtë në organizëm?

Një gotë me qumësht të ngrohtë është e rëndësishme për organizmin.

Qumështi përmban shumë triptopan.

Sipas të dhënave ky amino acid metabolizohet në serotoninë dhe melatoninë, dy përbërës që kanë aftësinë të qetësojnë organizmin dhe nxisin një gjumë të mirë e të qetë. Fatkeqësisht, në një gotë me qumësht nuk gjendet mjaftueshëm triptopan që të qetësoheni menjëherë, ndaj shumë ekspertë mendojnë se ndikimi i qumështit në tru është më shumë psikologjik. Pas një dite të lodhshme, ju mund të pini një gotë qumësht të ngrohtë, duke e shoqëruar me disa ushqime të shëndetshme që kanë aftësinë të nxisin gjumin.

Kombinime të shëndetshme me qumësht Më poshtë do të gjeni sugjerime për disa ushqime të shëndetshme që mund t’i kombinoni me qumështin. Biskotat me drithëra të plota dhe djathi shkojnë shumë mirë me një gotë me qumësht të ngrohtë. Për më shumë shije, qumështin mund ta pasuroni me çokollatë të shkrirë ose ta shoqëroni me disa feta mollë.

Banania me gjalpin e kikirikut janë një ide e shkëlqyer për të pasur një mbrëmje të qetë dhe relaksuese. Përveç këtyre këshillave, AgroWeb.org ju rekomandon që të krijoni një orar gjumi për gjithë javën dhe t’i përmbaheni në mënyrë rigoroze. Nga ana tjetër, sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë dhe mos neglizhoni gotën me qumësht të ngrohtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME