Receta që do t’ju paraqesim në këtë postim është një recetë natyrale që redukton dhjamin dhe eleminon ujin e tepërt në trup. Përbërësit kryesorë të kësaj recete janë rrika (ang. horseradish), mjalti dhe limoni. Rrika është një bimë shumëvjeçare që vjen nga Mesdheu dhe Azia Perëndimore. Ajo është e pasur me vitaminë C, B1, B6, B2, hekur, kalium, kalcium, magnez, fosfor etj. Rrika njihet si një bimë medicinale dhe është përdorur që 1500 vjet më parë.
Përbërësit: 125 gr rrikë (ose rrepë), 3 limona të paqëruar, 3 lugë mjaltë i papërpunuar
Përgatitja: priteni rrikën në kubikë dhe futeni në blender, më pas shtoni limonin e prerë në copa (mos ja hiqni lëkurën). Përzierjes shtojini edhe 3 lugë mjaltë.
Përdorimi: përzierjen që krijuat vendoseni në një kavanoz qelqi dhe mbajeni në frigorifer. Konsumoni nga një lugë gjelle të kësaj përzierje para çdo vakti. Ju mund ta përzieni atë edhe me ushqimin që konsumoni. Nëse mbani një dietë të ekuilibruar dhe bëni aktivitet të rregullt fizik, atëherë kjo mënyrë natyrale do të japë rezultate edhe më të shpejta e të dukshme.