Categories Lifestyle

Roli i vitaminave në parandalimin e problemeve me zemrën

Roli i suplementëve të vitaminave në parandalimin e sëmundjeve të zemrës është diskutuar shumë mes mjekëve. Shumë ekspertë janë të ndarë nëse marrja e vitaminave ul rrezikun e një infarkti apo sëmundjeve të zemrës.

Studime të mëparshme, kanë sugjeruar se disa vitamina, veçanërisht ajo C dhe E mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Vitaminat Dhe Sëmundjet e Zemrës Sipas të dhënave një studim i veçantë tregoi se vitamina E mundet të parandalojë një atak në zemër e infarkt. Në rrethin e mjekëve ka pasur diskutime mbi mungesën e vitaminës D në gjak dhe lidhjen e kësaj mungese me sëmundjet e zemrës. Njerëzit që marrin të gjithë ushqyesit e duhur nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme nuk kanë nevojë të marrin suplementë.

Idea se vetëm një multivitaminë në ditë mund të parandalojë sëmundjet është e gabuar, thonë të dhënat. Ata rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura në vlera siç janë perimet, frutat, vajrat e shëndetshëm siç është ai i ullirit, drithërat e plota dhe peshku. Ky i fundit duhet konsumuar të paktën dy herë në javë. Ushqimet e lartpërmendura sipas eskpertëve janë të nevojshëm për shëndetin e zemrës.

Si Të Ulni Rrezikun E Sëmundjeve Të Zemrës? Nëse dëshironi të mbroni shëndetin e zemrës mund të bëni gjërat e mëposhtme:
• Kryeni aktivitet të rregullt fizik
• Mos pini duhan
• Zgjidhni ushqime me pak yndyrë dhe kripë.
• Zgjidhni shumë fruta, perime dhe drithëra të plota.

Burime Të Mira Të Vitaminës E Gruri, Bajamet,Orizi kaf,Arrat

Burime Të Mira Të Vitaminës C, Specat, Portokallet, Qitro, Qershitë, Brokoli, Luleshtrydhet, Kivi, Shpargu, Boronicat, Ananasi, Domatet

Po Multivitaminat? Multivitaminat e blera në farmaci përmbajnë një sasi të mirë vitaminash, por jo sasinë e duhur të vitaminës E dhe C të cilat janë të nevojshme për shëndetin e zemrës. Mjekët arsyetojnë se njeriu duhet të marrë 400 njësi të vitaminës E në ditë dhe 500 mg të vitaminës C dy herë në ditë, përmes ushqimit të shëndetshëm, ose suplementeve të vitaminave nëse këshillohen nga mjeku./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME