
Krishtlindje në det. Nga titulli i ngjan një prej filmave të famshem italiane, por në Vlorë ,është realitet. Të sfifosh edhe temperaturat e ulta, por mbi të gjitha të zgjedhesh që në këtë ditë të Krishtlindjeve të kalosh disa ore edhe pranë detit, madje dhe të lahesh, pavarsisht të ftohtit, por duke e sfiduar atë. Në Vlorë duket se lidhja me detin nuk zgjat vetëm gjate stinës së verës, por gjatë gjithë vitit. Kështu ka ndodhur edhe në këtë 25 dhjetor,ku për ata të cilët e duan dhe adhurojnë plazhin,stinët nuk kanë rëndësi. Kanë zgjedhur një mënyre të vecantë këtë ditë Krishtlindjesh, një prej tyre, madje femër e guximshme në këkë të ftohtë në Vlorë. Prej vitesh jashte vendit, ka zgjedhur të kthehet të kalojë festat në vendlindje, por edhe duke shijuar plazhin dhe detin. Të sfidosh të ftohtin dhe temperaturat e ulta, por edhe të zgjedhësh që këtë ditë krishtlindjesh ti kalosh në det. Ndodh në Vlorë, aty ku nuk ka problem se cfare stine jemi.
Deti mbetet gjithmone dashuria për vlonjatët, ndërsa edhe ne këte ditë krishtlindjesh kanë preferuar ta nisin me një banjo në det edhe ish sportisti i Flamurtarit vlonjati Rrapo Taho, duke habitur dhe vet qytetarët. Në Vlorë, vlonjatët kanë zgjedhur të sfidojnë të ftohtin. Në këto foto, disa prej tyre kanë hyrë brenda në det dhe pse temperaturat janë të ulëta.