Lifestyle

Rrathët e zinj poshtë syve i bëni me këto receta të thjeshta shtëpiake

Tё kujdesemi pёr veten sa mё shumё, është një gjë shumë e mirë. Mё poshtё do tё gjeni disa mёnyra pёr tё trajtuar rrathёt e zinj tё syve.

Maskё me kafe Kafja ka veti antoksidante, tё cilat mund ta mbajnё lёkurёn tё butё dhe plot shkёlqim. Gjithashtu kafeina mund tё tkurrё enёt e gjakut poshtё syve duke zhdukur rrathёt e zinj e duke eleminuar ёnjtjen. Do ju nevojitet 1 lugё kafe, 1 lugё aloe vera dhe 1 lugё e vogёl vitamin E. Pasi tё pёrzieni masёn, aplikojeni poshtё syve dhe lereni atje pёr 15-20 minuta. Shpёlajeni mirё.

Aloe vera Aloe vera, mund ta pёrdorni pёr çdo gjё, qё nga flokёt e deri tek rrathёt e zinj tё syve. Ajo qё ju duhet ёshtё vetёm gel-i i kёsaj bime. Aplikojeni atё poshtё syve dhe masazhojini lehtё pёr disa sekonda. Mё pas lereni pёr 10-12 minuta dhe pastrojeni me njё pambuk tё lagur.

Shafran Do ju nevojitet 1 lugё shafran, 1 lugё mjaltё dhe 1 lugё kos. Pёrziejini tё tre pёrbёrёsit dhe mё pas me njё pambuk aplikojeni masёn poshtё syve, ose nё tё gjithё fytyrёn. Lereni masёn atje pёr 15 minuta dhe mё pas shpёlani me ujё tё ngrohtё. /noa.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button