Categories Lifestyle

Sa vjeç është zemra juaj? Zbuloni faktorët që e dobësojnë para kohe

Të dhënat e një viti më parë nga Instituti i Shëndetit Publik, treguan shifra alarmante në lidhje me numrin e të sëmurëve nga zemra. Në Shqipëri renditet si shkaku i parë i humbjes së parakohshme të jetës.

Po ju a jeni të rrezikuar? Një projekt i përbashkët i Universitetit të Bostonit dhe Institutit Amerikan Për Zemrën, do të hedhë në treg një pajisje që përllogarit moshën e saktë të zemrës. Ama jo vetëm moshën por edhe rrezikun që u kanoset nga sëmundjet kardiovaskulare. Në përllogaritjen e këtij rreziku përfshihen edhe mosha, historiku i familjes dhe stili i jetesës. Nuk përjashtohen edhe ushqyerja, aktiviteti fizik dhe duhanpirja. Nëse marrim në konsideratë numrin e lartë të njerëzve të prekur nga këto sëmundje në Shqipëri, atëherë me siguri, zemra e shumë njerëzve është ‘e plakur’ para kohe.

Faktorët që Plakin Zemrën dhe ata që e Rinojnë atë

Ju mund të ndiheni të rinj në moshë, por nëse pini duhan, nëse nuk kryeni aktivitet fizik dhe nëse nuk ushqeheni shëndetshëm, zemra juaj ka hyrë në moshën e tretë. Ekspertët thonë se përveç ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik, ju mund të ulni faktorët e rrezikut duke: Ulur tensionin e gjakut. Përmirësuar nivelin e kolesterolit. Mirëmbajtur peshën. Kontrolluar nivelet e glukozës, sheqerit në gjak.

Regjimi Mesdhetar – Më i Miri për Zemrën

Ushqyerja mesdhetare është një regjim i shëndetshëm për zemrën. Nëse e keni të vështirë të ushqeheni shëndetshëm mund të ndërmerrni hapa të vogla:Hani perime në të paktën dy herë në ditë. Hani nga një frut në çdo vakt. Përfshini arrorët, si arra, bajame, lajthi e të tjera, nëpër sallata. Hani mish të kuq vetëm një herë në javë. Nga ana tjetër, duke kryer edhe aktivitet fizik, ju mund të jeni në rrugën e duhur për ta mbajtur zemrën të re dhe në formë. Në këtë mënyrë, mund të shmangni disa probleme dhe sëmundje kronike që jo vetëm ju vështirësojnë jetën, por edhe ju pengojnë të bëni një jetë të gjatë./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME