Categories Lifestyle

Shërimi nga Covid: Simptomat që mbeten në gjysmën e pacientëve

Hulumtimi i paraqitur në konferencën ESCMID (Shoqata Evropiane e Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive) mbi sëmundjen Covid-19 tregon se lodhja kronike ndodh në më shumë se gjysmën e pacientëve që shërohen nga COVID-19, pavarësisht nga ashpërsia e infeksionit të tyre. Gjithashtu edhe mjekët e familjes në Shqipëri, deklarojnë se shumica e atyre që kanë kaluar këtë infeksion, rikthehen tek mjeku me shqetësime të ndryshme, por lodhja dhe ankthi gjenden tek të gjithë.

“Kryesisht shprehin lodhje e cila vazhdon për disa kohë, gjendje ankthi. Në varësi të stadit që kanë kaluar sëmundjen kanë paraqitur infeksione të shpeshta urinare, probleme pulmonare. Ato duan kohën e tyre të rikuperimit, probleme kardiake apo dhe shqetësime të tjera”. Minimalja 1 muaj është koha e rikuperimit pasi një person kalon koronavirusin, ndërsa moshat e mesme kanë problematika më të mëdha, që duan më shumë kohë të shëohen.

“Moshat që kanë pasur problematika më të zgjatura, varet në varësi të stadit që kanë kaluar virusin. Nëse kanë kaluar fazën e moderuar kryesisht 45-65 vjeç edhe pse mund të kenë pasur probleme shëndetësore, nuk i kanë trajtuar dhe Covid është bërë subjekt i shfaqjes së problemeve të tjera”. Mjeket apelojnë që çdo person që kalon koronavirusin të vazhdojë me vitaminoterapinë, një dietë të mirë ushqimore, aktivitet fizik dhe të kujdesen për gjendjen emocionale duke shmangur stresin dhe ankthin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME