Categories Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse kjo lloj muzike ju bën të ndiheni mirë

A e keni menduar ndonjëherë pse disa lloje të muzikës pop ju bëjnë të ndiheni të lumtur? Hulumtuesit nga Gjermania, Norvegjia dhe Britania e Madhe mendojnë se e kanë përgjigjen, shkruan CNN.

Ky studim ka analizuar 80.000 korde të muzikave, në gjithsej 745 këngë pop, të marrura nga lista e këngëve më të dëgjuara të vitit 1958 dhe 1991. Hulumtuesit kanë përdorur një makineri, për të përcaktuar se si kordet e këngëve ndikonin në rritjen e hormonit të kënaqësisë në tru. Më gjithsej 39 vullnetarë, është vërejtur se këngët, të cilat kishin një pikë shpërthyese pas një melodie të njëjtë, ndikonin direkt në disponimin e njerëzve.

Si rezultat ata zbuluan edhe pjesët e trurit, të cilat prekeshin gjatë dëgjimit të këtyre këngëve, të cilat ishin hipokampusi, regjioni i kujtesës dhe regjioni përgjegjës i të mësuarit.

“Është shumë interesante, që njerëzit mund të ndjejnë kënaqësi dhe të bëhen më të lumtur kur dëgjojnë këngë të mira”, tha Vincent Cheung, autor i këtij hulumtimi. Disa nga muzikat e përdorura në kryerjen e këtij eksperimenti ishin: “Country Roads” nga James Taylor, “Red red wine” nga UB40 dhe “OB-LA-DI, OB-LA-DA” nga The Beatles.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME