Categories Lifestyle

Shtatë arsye për të ngrënë karota çdo ditë

Dihet që perimet janë shumë të dobishme për ne. Por a e dini që duhen ngrënë karota çdo ditë?

Kanë veti anti-inflamatore

Një nga arsyet më të rëndësishme, pse duhen konsumuar karotat, është kapaciteti anti-inflamator. Ato ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve te trupit, dhimbjen e kokës e të stomakut. Mund ti hani të pagatuara ose të pjekura, ky funksion nuk i humbet.

Luftojnë kancerin

Karotat janë të pasura me vitaminë C dhe vitaminë A, në formën e beta-karotenit, që njihen për stimulimin e rruazave të bardha të gjakut. Kështu, ato e ndihmojnë trupin të luftojë qelizat kancerogjene.

Përmirësojnë tretjen

Karotat janë një nga burimet më të mira të fibrave. Ndihmojnë njerëzit që kanë probleme me tretjen, pasi përmbajnë vitaminë B dhe magnez.

Janë të pasura me fibra

Duhet të konsumoni shumë fibra, që të qëndroni të shëndetshëm. Por shumica e njerëzve preferojnë të konsumojnë krundet e grurit dhe tërshërën, në vend të diçkaje më natyrale si karota. Ajo përmban shumë fibra të dobishme dhe ka shumë pak kalori. Nëse jeni të uritur, hani një karotë dhe do të keni ndjesinë e ngopjes. Karrota tretet shumë më lehtë se çdo ushqim tjetër, që përmban fibra.

Kanë veti anti-plakje

Karota ju ndihmon të qëndroni të rinj, jo vetëm në trup, por edhe në mendje. Duke ngrënë karota çdo ditë, do ta mbani trupin në gjendje shumë të mirë, për një kohë të gjatë.

Kanë veti anti-bakteriale

Karotat luftojnë bakteret. Ato ju ndihmojnë të luftoni viruset dhe parazitët, në mënyrë natyrale. Duke përdorur karrota çdo ditë, shumica e sëmundjeve që mund të keni, do të zhduken.

Luftojnë aknet

Karotat ju ndihmojnë të keni një lëkurë të pastër dhe të shndritshme, me ndihmën e vitaminës A. Konsumi i karotave siç shkruan bota.al, ju ndihmon në luftën kundër akneve, inflamacioneve dhe gjërave të tjera të pakëndshme, që i ndodhin lëkurës tuaj. Ngrënia e një karote është më e dobishme, më natyrale dhe më e lirë se çdo trajtim artificial, në përmirësimin e lëkurës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME