Categories Lifestyle

Si ndikon kolesteroli i lartë tek plakja e trurit

Është një problem që sa vjen e shtohet me kalimin e viteve, duke prekur një numër të madh personash. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit 50 milion njerëz vuajnë nga sëmundje të plakjes së trurit ndërsa rreth 10 milion raste të reja priten të shfaqen çdo vit.

Sëmundjet e trurit apo plakja e trurit fillojnë të shfaqen kryesisht pas moshës 65 vjeç. Gjithësesi studime të shumta kanë treguar se sëmundje si Alzhaimer apo Dementia mund t’a nisin zhvillimin e tyre edhe në mosha më të hershme. Shkaqet janë të ndryshme, në varësi të personave që prek kjo sëmundje. Mund të ndikojë gjenetika apo stili i keq i jetesës dhe një sërë faktorësh të tjerë. Ndër to ekspertët rendisin si  shumë të rëndësishëm pikërisht stilin e jetesës.

Si ndikon kolesteroli i lartë Lidhja mes kolesterolit dhe sëmundjeve që shkaktojnë plakjen e trurit sipas ekspërtëve tashmë është e provuar. Pikërisht nivelet e larta të kolesterolit të keq mund të çojnë në zhillimin e sëmundjes së Alzhaimer. Alzhaimeri është një sëmundje që prek disa zona të trurit përgjegjëse për kujtimet dhe memorien.

Duke u kthyer në një problem për jetesën e përditëshme të vetë personit të prekut dhe personave rreth tij.

Sipas një studimi nga shifrat në lidhje me këtë fakt janë të larta. Këta ekspertë shpjegojnë se ndër personat e prekur nga sëmundja e Alzhaimer rreth 10% e tyre vuajnë edhe nga kolesteroli i lartë. Ndërsa vetëm 3% e zhvillimit të Alzhaimer varet nga arsye gjenetike të trashëguara. Nën këtë arsyetim, personat që kanë kolesterol të lartë kanë më shumë mundësi të preken nga sëmundjet që prekin trurin.

Si t’a ulni kolesterolin e keq Për t’u kujdesur më shumë për shëndetin e trupit dhe mëndjes tuaj kini gjithnjë kujdes me ushqimet që zgjidhni të konsumoni. Më poshtë gjeni të listuara nga disa ushqime të cilat duhet të evitoni.

Ushqimet e konservuara, Konsumimi i shumtë i ushqimeve të konservuara apo atyre fast food janë ndër armiqtë kryesorë të trupit tuaj. Këto ushqime janë të pasura me yndyrna dhe kolesterol të keq, duke u kthyer kështu në një burim sëmundjesh.

Ushqimet e skuqura, Sigurisht të skuqurat apo vaji i tepërt që futet në organizëm jep efeket e tij anësorë përfshirë këtu kolesterolin e lartë.

Janë gjithashtu ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe obezitetit.

Vezët Megjithëse vezët i dhurojnë shumë të mira organizmit, janë të pasura me kolesterol dhe yndryna, veçanërisht e verdha e vezës. Prandaj kini gjithnjë kujdes me konsumimin e vezëve.

Djathi Vetëm 28 gramë djath përmbajnë 27 mg kolesterol pavarsisht vlerave të tjera që mbart.

Kosi me yndyrë. Kosi me yndyrë është një tjetër ushqim që mund të ndikojë në rritjen e kolesterolit të keq në trup ndaj bëni kujdes me konsumimin e tij.

Sheqeri Ëmbëlsirat me sheqer të shtuar apo vetë sheqeri mund të jenë shkaktare të shumë sëmundjes duke filluar që nga diabeti. Ndaj mundohuni ta evitoni sa më shumë nga dieta juaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME