Categories Lifestyle

Si ta dallosh nëse mjalti që ke blerë është vërtet mjaltë

Nëse doni të mësoni se si të dalloni cilësinë e mjaltit që blini, ju japim disa sugjerime të nevojshme. Këto janë disa këshilla, të cilat bazohen në studimet më të fundit.

Së pari, mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.

Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëltues artificialë në të.

Bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t’u mbrojtur nga buburrecat. Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin mjaltin natyror.

Me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë. Nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.

Një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund.

Pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t’ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë. Nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit.

Vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës. Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet.

Majën e fijes së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndiz-ni. Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen. Mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet.

Vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë. Ngroheni në temperaturë të lartë. Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës. Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME