Categories Lifestyle

Si ta kuptoni që pesha juaj ka lidhje me hormonet dhe si ta humbni atë

Ka shumë arsye pse shtoni peshë dhe një prej tyre janë hormonet. Ka disa shenja që ju japin indikacione se shtimi në peshë vjen për shkakt të hormoneve tuaja si p.sh shtimi i kilogramëve ose pesha statike pavarësisht se zvogëloni sasinë e kalorive që merrni dhe bëni më shumë lëvizje. Në këtë rast, duhet t’ua adresoni hormoneve problemin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur. Për fat të mirë, ka disa mënyra se si mund të ulni peshën e fituar si shkak i hormoneve siç janë:

Pirja e ujit Pirja e ujit mund të ndihmojë në rregullimin e hormoneve tuaja, të cilat nga ana tjetër mund të ndikojnë në humbjen e peshës. Kjo për faktin se trupi juaj është i përbërë nga 60% ujë i cili është i nevojshëm për të ekstraktuar energjinë nga ushqimet që hani. Nëse nuk pini ujë mjaftueshëm, metabolizmi juaj nuk do të punojë siç duhet. Kjo është arsyeja pse është mirë të pini deri në 8 gota ujë në ditë.

Uthulla e mollës Ekziston një numër individësh që vuajnë nga ‘diabesity’ i cili është një kombinim i diabetit dhe mbipeshës në një . Kur ju jeni të dobët ose mbipeshë, nivelet e insulinës tuaj janë të pabalancuara, çka bën që qelizat të mos koordinohen me hormonet. Kjo është një nga arsyet pse vuani nga ngritjet dhe rëniet e sheqerit në gjak. Një opsion i mirë është të përdoni uthull molle e cila ju ndihmon me insulinën tuaj. Shtoni dy lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë të cilin dueht ta konsumoni para se të hani një vakt me karbohidrate të larta.

Ushtrime me intensitet të ulët Një tjetër mënyrë për të ndryshuar shtimin tuaj në peshë të shkaktuar nga hormonet është të bëni stërvitje me intensitet të ulët. Nëse shqetësoheni se duhet të shkoni në palestër gjatë gjithë kohës, nuk duhet të jetë kështu. Bërja e ushtrimeve me intensitet të ulët si vrapi i lehtë, ecja e shpejtë dhe praktika të ngjashme mund t’ju ndihmojnë të ulni peshë nëse i kryeni rregullisht. Ushtrimet me intensitet të lartë i përkeqësojnë problemet tuaja me hormonet për shkak të stresit dhe prodhimit të kortizolit.

Fistikët Trupit tonë i duhet adiponectin për të ndihmuar djegien e dhjamit dhe jo të gjithë e kanë në sasi të mjaftueshme në trup. Ngrënia e fistikëve duket se ndihmon përmirësimin e niveleve të adiponectin-ës e cila përmirëson nivelin e sheqerit në gjak, uljen e perimetrit të belit, uljen e kolesterolit LDL dhe kolesterolit në përgjithësi.

Përmriësoni sistemin imunitar Sistemi ynë imunitar është kritik për të na mbrojtur nga bakteret, biruset dhe sëmundjet e tjera, por shumë pak e dinë se ai gjithashtu luan një rol në peshën tonë. Kur jemi të stresuar ose kur hamë ushqime që shkaktojnë inflamacion, sistemi ynë imunitar e përdor shumicën e këtyre ushqimeve në mënyrë të tillë që mund të çojë në shtim në peshë. Mënyra më e mirë për të korrigjuar këtë është të zgjidhni ushqimet me mençuri dhe të jetoni një stil të shëndetshëm jetese gjithashtu.

Përmirësoni shëndetin e zorrëve tuaja Zorrët tuaja përmbajnë lloje të ndryshme të baktereve që ndihmojnë shëndetin. Këto baktere ndihmojnë në rregullimin e hormoneve, largimin e toksinave dhe në humbjen e peshës së tepërt. Gjithashtu, zorrë të shëndetshme do të thotë që nuk do të shqetësoheni nga krizat e papritura të urisë. Një mënyrë e mirë për të mbajtur zorrët të shëndetshme është të konsumoni ushqime me probiotikë si kosi dhe ushqime të tjera të fermentuara.Me këto këshilla, do të befasoheni sa e lehtë do të jetë të ruani peshën tuaj krahasuar me disa kohë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME