Categories Lifestyle

Stili i fustanit që do të vishje, zbulon edhe stilin tënd të të menduarit

Zgjidh stilin e fustanit tënd të preferuar dhe na thuaj nëse ajo që zbulove për veten është e vërtetë apo jo. Nëse ke zgjedhur:

N.1 I idealizon të tjerët duke u atribuar atyre cilësi pozitive. Një person i ndjeshëm dhe i sjellshëm si ju, di si të jetojë në harmoni me botën. Njerëzit ju duan dhe ndihen mirë në praninë tuaj. Në fund të fundit, ju kurrë nuk bëni veprime në kundërshtim me ndërgjegjen tuaj.

N.2 Edhe në situatën më të sikletshme, përpiqeni të dukeni mirë. Stili i vesjes dhe personaliteti krijojnë një koherencë të përsosur së bashku. Veshjet tuaja janë totalisht koherente dhe shprehin unin tuaj të brendshëm. Ndonjëherë sforcoheni të idealizoni jetën tuaj pa i treguar askujt për dështimet që keni pasur.

N.3 Një stil jo i thjeshtë për t’u përcaktuar. E gjithë jeta juaj mbështillet me mister. Askush nuk ju kupton plotësisht, as personat afër jush. Të tjerët mund të presin gjithçka nga ju, pasi jeni të aftë të bëni çdo gjë, mund të kaloni çdo kufi.

N.4 Ju ushqeheni me vëmendjen e të tjerëve, nuk mund të jetoni pa komplimenta. Të qenit në qendër të vëmendjes është e zakonshme për ju. Ju dini si ta bindni dikë të bëjë atë që ju pëlqen ju. Nuk lejoni kritika. I besoni perfeksionit tuaj dhe askush s’mund t’ju bindë për të kundërtën.

N.5 Familja juaj është gjithçka. Për të mirën e njerëzve që doni, jeni gati të merrni veprime vetëmohuese. Egoizmi nuk është diçka që ju përket juve. Shpesh i harroni dëshirat tuaja duke ia kushtuar të gjithë jetën familjes.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME