fbpx
Lifestyle

Studimi: Aborti mund të çojë në stres post-traumatik afatgjatë

Sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar, një në gjashtë gra që humbasin një fëmijë në shtatzëni të hershme përjetojnë simptoma afatgjata të stresit post-traumatik. Ekspertët thonë se femrat kanë nevojë për një kujdes më të ndjeshëm dhe specifik pas një aborti ose shtatzënie të parakohshme.

36-vjeçarja, Toni Edwards-Beighton shprehet se ajo po e humbiste logjikën pas abortit. Toni nga Leicester tregon më tej se kur ishte në javën e 12 të shtazënisë, ajo kishte kontraktime të dhimbshme dhe nuk e dinte çfarë po ndodhte me të.

“Isha në shok, nuk e dija çfarë po ndodhte me mua”. Pasi shkoi në spital, ajo mësoi se zemra e foshnjës së saj në bark nuk rrihte më, kjo ka qenë shokuese për të dhe në ditët që pasuan, Toni u shkëput nga realiteti, dhimbja e izoloi. Madje ajo filloi të frikësohej se diçka e keqe do i ndodhte dhe vajzës së saj 4-vjeçare. “Mendoja se ajo do vdiste, e shihja atë sikur rrëzohej në tokë”

Në javët në vazhdim, ajo u diagnostikua me stres post-traumatik dhe filloi të merrte këshillim për ta mposhtur sëmundjen. Studimi i realizuar këshillon që gjithmonë është e nevojshme marrja e një ndihme të specializuar, pas konstatimit të ankthit ose depresionit pas një aborti./tvklan.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button