Categories Lifestyle

Të hidhesh në litar apo të kërcesh, ja kush ju ndihmon të humbni peshë

Meqenëse çdo lloj trupi është i ndryshëm, njerëzit mund të shfrytëzojnë gjëra të ndryshme për të arritur qëllimin e dëshiruar të peshës. Mayur Gharat, influencer i stilit të jetesës dhe fitnesit thotë se kur bëhet fjalë për zgjedhjen e ushtrimeve ekonomike e efikase, vrapimi dhe kërcimi me litarë dallohen si pretendentët kryesorë.

“Të dy ushtrimet ndihmojnë në ndërtimin e qëndrueshmërisë, forcimin e muskujve të zemrës, mbajtjen e një peshe të shëndetshme, densitetin e kockave, rritjen e jetëgjatësisë dhe përmirësimin e aftësisë së përgjithshme,” thotë ai.

Por cila është ideale? Sipas Gharat secila ka të mirat dhe të këqijat.

Përfitimet e kërcimit me litar; Nëse keni për qëllim të shpenzoni më shumë kalori, atëherë kërcimi me litar është një opsion më i mirë sesa vrapimi. Një minutë e tij mund të djegë 10-16 kalori, që do të thotë të kapërceni litarin për 30 minuta, duke e ndarë në tre raunde 10-minutëshe mund të djegë rreth 480 kalori, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Forcon muskujt e poshtëm të trupit; Kërcimi me litar mund t’i bëjë muskujt e poshtëm të trupit më të fortë. Lëvizjet e lehta dhe të përsëritura bëjnë më pak tendosje në gjunjë dhe përmirësojnë qëndrueshmërinë e kyçit të këmbës.

Përmirëson koordinimin dhe gatishmërinë; Litarët për të kërcyer kërkojnë lëvizje të shpejta të këmbëve dhe koordinim të plotë të trupit me kyçet e dorës që rrotullohen në mënyrë që të krijojnë lëvizje të vazhdueshme të kërcimit.

Përfitimet e vrapimit; Përmirëson qëndrueshmërinë kardiovaskulare. Vrapimi është një ushtrim i shkëlqyer për të përmirësuar sistemin kardiovaskular, duke forcuar muret e zemrës dhe duke rritur efikasitetin e tij të përgjithshëm. Ai gjithashtu mbështet rrjedhjen e shëndetshme të gjakut dhe zvogëlon nivelet e kolesterolit të keq në trup. Njerëzit që vrapojnë çdo ditë kanë tendencë të kenë zemra më të forta dhe puls të ulët, të cilat zvogëlojnë rrezikun për të zhvilluar hipertension ose probleme të tjera kardiovaskulare me 35-55 përqind.

Zvogëlon ngarkesën mendore; Vrapimi në nivele të moderuara ose të fuqishme ndihmon trupin tuaj të lëshojë kimikate në tru si endorfinat dhe serotoninën, të cilat zvogëlojnë nivelet e stresit dhe ankthin.

Pastron mushkëritë; Vrapimi ndihmon për të pastruar mushkëritë tuaja duke hequr dioksidin e karbonit të tepërt, duke hequr mukozën dhe madje edhe gëlbazën. Përveç kësaj, vrapimi ndërton aftësinë e qëndrueshmërisë së muskujve të frymëmarrjes, duke lejuar frymëmarrje më të plotë dhe efikase, gjë që ndihmon në parandalimin e rrezikut të çrregullimeve të lidhura me mushkëritë./express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME