Categories Covid-19, Lifestyle

Të Infektuar edhe pas vaksinimit, 5 shenjat dalluese të Deltës

Rastet e personave të infektuar me Delta edhe pasi janë vaksinuar janë prezente dhe këtë e konfiromojë edhe mjekët. Ndonjëherë këta persona janë asimptomatikë e në raste të tjera mund të përjetojnë simptoma të veçanta.

Ndaj ekspertët sugjerojnë që përveç vaksinës e cila gjithësesi krijon një efekt lehtësues në organizëm, të kini parasysh edhe disa këshilla të tjera. Këtu futen edhe shenjat dalluese të variantit Delta të cilat mund t’ju ndihmojë në parandalimin e përhapjes tek të tjerës dhe kurimin e shpejtë. Ndiqni 5 shenjat kryesore që trupi juaj mund të përjetojë pas infektimit me Delta.

Çfarë shenjash kanë të infektuarit?

Variani Delta konsiderohet shumë i fuqishëm dhe ndonjëherë prek edhe persona të infektuar me të dyja dozat. Në një studim të publikuar në revistën The Lancet Infectious Diseases tregon mbi shenjat më të shpeshta të këtij virusi në organizëm.

Ky studim analizoi të dhëna nga 1,240,009 përdorues të një aplikacioni ku njerëzit deklarojnë se kanë kryer të paktën 1 dozë të vaksinës 971,504 të tjerë që janë vaksinuar plotësisht. Sipas këtyre të dhënave ekspertët raportojnë se megjithëse numri i të infektuarve është më i vogël, disa persona të vaksinuar sërish arrijnë të preken nga Delta.

Nga grupi i më shumë se 900 mijë personave të vaksinuar plotësisht vetëm 906 prej tyre rezultuan pozitiv ndaj Deltës. Nga këto të dhëna 39% e tyre përjtuan teshtima, 41% raportuan se kishin dhimbje koke, 43% rrjedhje hundësh, 43.7% përjetuan lodhje dhe 61.9% temperaturë.

Kush preket më shpejt?

Megjithëse përqindjet e infketimeve ishin të ulëta në 0.5% tek personat me vaksinuar me një dozë dhe 0.2% tek ata me dy doza, ekspertët evidentuan se kjo lidhet edhe me moshën e pcientëve. Sipas tyre personat mbi 60 vjeç kanë më shumë mundësi të preken nga Delta edhe pasi janë vaksinuar.

Për shkak të sistemit të dobët imunitar dhe sëmundjev shoqëruese që të moshuarit mund të kenë. Ky studim gjithashtu tregoi se ka dy herë më shumë gjasë të mos përjetoni asnjë simptomë nëse jeni të vaksinuar.

Për këtë arsye ekspertët kanë sugjeruar vaksinimin me një dozë shtesë për të moshuarit. Megjithëse të dhënat për këtë studim janë të limituara vetëm ne Mbretësrinë e Bashkuar dhe në një aplikacion, ekspertët e shohin lehtësues efektin e vaksinës tek të gjithë të prekurit me Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME