Lifestyle

Tërshëra fantastike për t’u konsumuar, një “ilaç natyral” për trupin tuaj

Mund ta keni dëgjuar shpesh tërshërën si një mënyrë e mirë për të rënë në peshë. Megjithatë, konsumimi i tërshërës nënkupton për trupin tuaj më shumë sesa aq. Ja të mirat që ai sjell në shëndet:

Ul kolesterolin – Tërshëra është një burim i pasur fibrash (fibra të cilat mund të gjenden dhe në mollë, dardhë, kumbulla të thata etj). Këto lloj fibrash pengojnë thithjen e LDL-së, i njohur si kolesteroli i keq. Një filxhan tërshërë përmban më shumë se 5 gramë fibra, të cilat janë të mjaftueshme për të ulur nivelin e kolesterolit.

Ul rrézikûn e présionit të lartë të gjàkût – Fibrat që përmban tërshëra ofrojnë përfitime të shumta kardiovaskulare, përfshirë këtu edhe reduktimin e rrezikut të presionit të lartë të gjàkut. Është e rekomanduar që gratë në menopauzë, të cilat e kanë në tendencë rritjen e presionit të gjàkut, të hanë tërshërë çdo mëngjes.

Është e pasur me antioksidantë – Tërshëra përmban një lloj të veçantë antioksidanti që quhet avenanthramide. Ky antioksidant ndihmon në luftimin e radikaleve të lira që ndikojnë në sémundjét kardiovaskulare.

Stabilizon sheqerin në gjàk – Një dietë e lartë në fibra stabilizon nivelin e sheqerit në gjàk. Ajo ndihmon gjithashtu në parandalimin e diabetit. Përveç fibrave, tërshëra është një burim i mirë magnezi, i cili rregullon nivelet e insulinës dhe glukozës.

Rrit sistemin imunitar –  Tërshëra përmban një lloj fibre të caktuar të quajtur beta-glukan. Kjo fibër ndihmon kundër sàmundjàve të zemrés dhe rrit sistemin imunitar. Ajo ndihmon edhe në lûftîmîn e înfeksionévé bakteriale.

Ndalon rritjen e peshës – Të hash ushqim dhe të mos shtosh peshë tingëllon si një lloj diete e përsosur. Tërshëra është aq e pasur me fibra, sa t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë. Fibrat rrisin viskozitetin e përmbajtjes së stomakut në mënyrë që ai të mos ndihet i zbrazur.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close