Categories Lifestyle

Thuajini jo Botox-it, kjo është maska natyrale që zhduk rrudhat duke ju rinuar deri në 10 vite

Në ndryshim nga pjesët e tjera të trupit, fytyra është ajo që pëson e para veprimin e radikaleve të lira, rrezeve të diellit, por edhe përbërësve toksikë që gjenden në ajër, në produktet kozmetike etj. Si rrjedhojë, me kalimin e viteve ajo humbet elasticitetin dhe shfaqen rrudhat e para në lëkurë. Për këtë arsye, ne ju propozojmë një super maskë që do vepron më shpejt se çdo trajtim Botox.

Për të përgatitur maskën me efekt shtrëngues, ju nevojiten: 1 vezë, 1 lugë gjelle vaj argani, 1 kapsulë vitaminë C ose 15 pika lëng limoni dhe 10 pika vaj esencial vaj temjani.

Përgatitja: Rrihni fillimisht vezën dhe shtoni një nga një përbërësit e tjerë. Këshillohet që vitaminë C ta lini për në fund, pasi veza dhe vajrat esencialë janë lidhur me njëri-tjetrin. Pasi ta keni përzier mirë e mirë, ruajeni në frigorifer për të paktën 24 orë. Mund ta filloni ta përdorni nga dita e nesërme. Mjafton që ta lini të pushojë jashtë frigoriferit për 30 minuta dhe më pas ta aplikoni direkt në lëkurë. I gjithë sekreti i kësaj maske qëndron tek përbërësit e saj, të cilët do t’i shpjegojmë si më poshtë.

Veza është një minierë e vërtetë vlerash ushqyese, si proteina, hekur, magnez, vitamina B2,B3,B6 dhe B12, A, D dhe E, zink dhe kalcium. Të gjithë këta përbërës ushqejnë lëkurën, nxisin prodhimin e elastinës dhe parandalojnë veprimin e radikaleve të lira, si dhe kanë efekt shtrëngues. Nga ana tjetër, vaji i arganit është i pasur me shumë antioksidantë, acide yndyrore oleine dhe linoleike, të cilat e bëjnë lëkurën më të shndritshme dhe të hidratuar.

Vitamina C, njohur ndryshe si acidi askorbik, rigjeneron lëkurën e fytyrës, eliminon qelizat e vdekura, eliminon njollat kafe dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. Vaji i temjanit  me të drejtë meriton të quhet “ Mbreti i Vajrave “. Ky vaj është përdorur që në kohët e lashta si një vaj esencial shumë i çmuar dhe i vyer për cilësitë e tij. Ai ka në përmbajtjen e tij përbërës me veti antioksiduese që rigjenerojnë lëkurën./Living

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME