Categories Lifestyle

Tregoni kujdes makimal me vaktin e mëngjesit, pikërisht prej këtyre gabimeve ju po shtoni peshë

Vakti i mëngjesit duhet të jetë shumë i kontrolluar, kjo për shumë arsye. E nisim me energjinë që ju fal ushqimi që ju po konsumoni, pra, është e rëndësishme nëse ushqimi do ju mbajë tërë ditën. Por, nuk është vetëm kjo e rëndësishme. Flasim për personat që bëjnë kujdes me peshën trupore.

Nëse mëngjesi juaj nuk përmban proteina, mund t’ju bëjë të ndjeheni më të uritur më vonë. Kjo mund të çojë në konsumimin e kalorive të tepërta gjatë orëve të vona të ditës. Sigurohuni që të shtoni më shumë ushqime proteinike. Për shembull, ju mund të kombinoni një tas me drithëra me një vezë të zier fort.

Po konsumoni ushqime me shumë sheqer, pasi kjo mund të ndikojë në shëndetin e mëlçisë tuaj. Ju duhet të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të plota pasi do t’ju ndihmojë të rrisni metabolizmin gjatë gjithë ditës.

Po konsumoni vetëm karbohidrate. Një mëngjes i përqëndruar vetëm në karbohidrate mund të na bëjë të ndihemi shumë të uritur pas pak kohe. Prandaj kombinimi i karbohidrateve me proteina, do të ishte një zgjidhje më e shëndetshme.

Ju po e anashkaloni plotësisht mëngjesin; Edhe pse anashkalimi i mëngjesit nuk çon gjithmonë në shtim të peshës, mund të çojë në ngrënie të tepërt gjatë drekës ose darkës, e si pasojë shtim në peshë. Nëse nuk jeni të uritur në mëngjes, konsumoni të paktën diçka të lehtë, në mënyrë që të mos ndiheni shumë i uritur përgjatë ditës.vNëse nxitoni dhe e anashkaloni mëngjesin, atëherë përgatitja paraprake e ushqimeve të shpejta mund të jetë zgjidhje.

Nuk po konsumoni një vakt të balancuar; Proteinat dhe fibrat ndihmojnë në plotësimin e vaktit dhe parandalojnë ngrënien e tepërt gjatë ditës. Një mënyrë për të përmirësuar këtë vakt është duke shtuar ushqime që përmbajnë proteina, si sallami dhe fruta që përmbajnë fibra, si bananet.

Po konsumoni vetëm drithëra; Drithërat e përpunuara përmbajnë një pjesë të madhe ushqyesve artificialë të shtuar. Ato janë zakonisht të pasura me sheqer të përpunuar, i cili që do t’ju japë një shpërthim të menjëhershëm energjie, që do të ulet shumë shpejt nëse nuk kombinohet me proteina dhe yndyrna të shëndetshme.

Po kufizoni së tepërmi marrjen e kalorive; Një mëngjes i ekuilibruar përfshin proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat. Nëse ju po e anashkaloni këtë rregull, rrezikoni të përfundoni duke ngrënë më shumë gjatë vakteve të tjera. Një nga kombinimet e shumta që mund të bëni dhe që do t’ju mbajë të ngopur më gjatë është të gatuani vezë të shoqëruara me avokado dhe bukë.

Po konsumoni vaktin shumë shpejt; Të ngrënit në mënyrë të shpejtë, mund të çojë në marrjen e më shumë kalorive sepse ndjesia e ngopjes vjen me vonesë. Prandaj është e rëndësishme ta përtypni mirë ushqimin dhe ta shijoni këtë proces./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME