Categories Lifestyle

Tri arsyet kryesore pse duhet të flini me çorape

Çorapet ju ndihmojnë që të flini sa më mirë. Ato ngrohin këmbët dhe enët e gjakut në shputa do të zgjerohen dhe kështu truri do marri sinjalin që është koha e gjumit. Disa hulumtime tregojnë lidhjen midis zgjerimit të enëve të gjakut dhe shpejtësisë për të fjetur gjumë. Gjithashtu, kur trupi ngrohet organizmi do të provojë që të freskohet në temperaturë të këndshme, gjë që sërish si shpërblim do të ndihmojë që të flini më shpejt. Mund të theksohen së paku tri përparësi të gjumit me çorape:

Pengon djersitjen natën

Çorapet në këmbë gjatë gjumit ndihmojnë në rregullimin e temperaturës trupore derisa trupi aplikon procesin e ftohjes. Ky tip i kontrollit të temperaturës së trupit mund të jetë i dobishëm në pengimin e shfaqjes së djersitjes së tepërt, e cila mund të shkaktojë çrregullimin e gjumit.

Ndihmon te sëmundja Raynaud

Sëmundja Raynaud është gjendje e rrallë e cila sulmon qelizat e gjakut të individëve dhe shkakton reaksion të tepërt ndaj temperaturave të ftohta, të cilat në raste të rënda mund të shkaktojë plagë apo nekroza (vdekje) të indeve. Fjetja me çorape ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe pengon gjendjen e këtillë.

Zbut problemin e lëkurës së thatë

Personave të cilët ballafaqohen me problemin e lëkurës së thatë, posaçërisht në muajt e dimrit kur temperaturat janë të ulëta, u bëhen edhe shputat të thata por edhe u pëlcasin. Gjendja e këtillë mund të shkaktojë dhembje të papërballueshme, porse nuk duken as estetikisht bukur. Përdorimi i kremit të përshtatshëm në këmbë para gjumi dhe mbathja e çorapeve të pastra prej pambuku, ndihmon që të shmanget zgjimi me shputa të dhembshme dhe të thata. /Tch/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME