Categories Lifestyle

Trupi ju tregon se diçka nuk është në rregull me anë të këtyre shenjave

Të gjithë ndonjëherë, ndiejmë simptoma, të cilat nuk i marrim seriozisht dhe kemi tendencë t’i injorojmë. Mirëpo ekzistojnë disa simptoma, të cilat nuk duhet kurrsesi t’i injorojmë, për shkak se janë shenja që trupi i lëshon për të na treguar se diçka nuk është në rregull me shëndetin tonë.

Shtrëngim në gjoks– shtrëngimet dhe dhimbjet e gjoksit nuk duhet asnjëherë të injorohen, Në qoftë se përjetoni këtë simptomë, e cila mund të shoqërohet edhe me vjellje, vështirësi në frymëmarrje atëherë duhet menjëherë të shkoni tek mjeku. Kjo është një shenjë e sulmit në zemër.

Humbje të shpejtë të peshës- humbja e papritur e peshës nëse nuk keni ushtruar, mbajtur dietë apo nuk keni bërë ndonjë aktivitetet, mund të jetë një shenjë e diabetit apo disa çrregullimeve të tjera endokrine.

Konfuzion– nëse përjetoni papritur një ndjenjë konfuzioni ose nuk mund ta përceptoni realitetin dhe ambientin, në të cilin ndodheni, atëherë ekzistojnë disa arsye. Kjo gjendje  mund të shkaktohet nga hipertensioni, ndonjë reaksion i tabletave ose ndonjë gjakderdhje në tru.

Ënjtje e këmbëve– ënjtja e papritur e këmbëve mund të jetë shenjë e ndonjë problemi kardiovaskular, prandaj është e këshillueshme ta vizitoni mjekun.

Gjakderdhje e papritur– nëse një gërvishtje e thjeshtë shkakton gjakderdhje të madhe, atëherë kjo mund të jetë shenjë e ndonjë infeksioni të veshkave apo ndonjë problemi tjetër të sistemit të tretjes.

Shikim i turbullt– nëse papritur keni një shikim të turbullt, atëherë duhet të vizitoheni tek një specialist. Ju mund të keni probleme me sytë apo migrenën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME