Categories Lifestyle

Trupi po jua thotë troç! Po vuani nga mungesa e raportit seksual

Nëse nuk keni partner, duke lexuar këtë artikull do të njihni shenjat që trupi juaj ka nevojë për të pasur raport intim. Larg stereotipit të romantizmit femëror, madje edhe për gratë, të bërit dashuri është përrallore dhe ju ringjall kur ju keni një ditë të keqe ose në një kohë të keqe. Jo vetëm kaq, raportet shkaktojnë një seri procesesh kimike që i ndihmojnë njerëzit të jenë më të qetë-shkruan Class. Pra, çfarë ndodh kur ne nuk e kemi bërë këtë për një kohë të gjatë?

Këtu është lista e sinjaleve që trupi juaj ka urgjentisht nevojë për të bërë seks.

1. Pagjumësi

Të bërit e dashurisë prodhon hormonin e oksitocinës, i cili është një nga më të mirët për të fjetur siç duhet. Prandaj thënia e famshme “kam fjetur si fëmijë” vlen në këtë rast. Dashuria është një nga aktivitetet e pakta që e mban njerëzimin të shëndetshëm.

2. Stres dhe humor i keq

Thuhet se kur dikush është në humor të keq është sepse ai ka mungesë seksi. Mungesa me javë ose muaj mund të prekë një person dhe ta bëjë atë të sillet në një mënyrë neurotike, pasi ai mbizotërohet nga emocione negative si pesimizmi, zhgënjimi dhe pasiguria.

3. Mungesa e shkëlqimit në lëkurë

Nëse shikoni veten në pasqyrë dhe shihni lëkurën tuaj si ajo e një krokodili, me siguri keni nevojë për një argëtim në dhomën e gjumit. Duket qesharake, por raportet ndihmojnë lëkurën të hapë poret dhe të lëshojë papastërtitë dhe toksinat që prodhojnë papërsosmëritë në lëkurë.

4. Dhimbje koke

A mendoni se ish-i juaj është përgjegjës për migrenën tuaj? E ke gabim! Është mungesa e tij që ju krijon dhimbje koke. Gjatë marrëdhënies seksuale lëshojmë serotoninën dhe endorfinat, hormonet tipike të lumturisë që shërbejnë gjithashtu për të qetësuar trupin dhe kokën.

5. Çrregullime psikologjike

Mungesa e marrëdhënieve fizike shkakton mungesë të vetëvlerësimit dhe depresionit në situata të ndryshme. Mos kontrollimi i këtyre emocioneve mund të krijojë ankth dhe zhgënjim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME