Categories Lifestyle

Ushqimet më të mira që parandalojnë problemet e zemrës

Sëmundja e zemrës është shkaku numër një i vdekjeve në botë. Një nga shkaqet kryesore për sulmet në zemër dhe goditjen në tru janë arteriet e bllokuara të cilat mund të ndërpresin rrjedhën e gjakut në të gjithë trupin, transmeton lajmi.net. Më poshtë janë disa rekomandime të ushqimit që mund t’ju ndihmojnë të mbani arteriet tuaja pa bllokim:

Salmoni Salmoni konsiderohet si ushqimi më i dobishëm për shëndetin tuaj të zemrës. Përmban shumë acide yndyrore të shëndetshme të cilat natyrshëm janë të pranishme te peshqit. Ata kanë aftësinë për të zvogëluar dhe parandaluar nivelet e kolesterolit, inflamacionit dhe triglicerideve.

Lëng portokalli Lëngu i pastër i portokallit ka shumë antioksidantë të cilët mund të mbështesin enë të shëndetshme të gjakut. Për më tepër, mund të ju ndihmojë të ulni presionin e lartë të gjakut.

Kafeja Shumë studime vërtetuan se pirja e 2-4 filxhanëve kafe në ditë do të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%. Sidoqoftë, duhet të jeni të vetëdijshëm për faktin se konsumi i tepërt i kafesë mund të jetë i dëmshëm për stomakun tuaj.

Arra Ato përmbajnë shumë yndyrna të shëndetshme duke përfshirë acide yndyrore omega-3 dhe yndyrna të pangopura. Ata janë jashtëzakonisht të efektshëm për nivelet e kolesterolit tuaj, dhe ato kanë aftësinë për të rritur kujtesën dhe nyjet tuaja

Hurma Ka një përmbajtje të pasur me fibra dhe sterole të shëndetshme të cilat mund të ulin nivelet e kolesterolit.

Shafran i Indisë Kurkumina, përbërësi aktiv në shafran i Indisë mund të ofrojë përfitime të shumta. Kjo do t’ju ndihmojë të zvogëloni inflamacionin e indeve dhe të parandaloni ruajtjen e tepërt të yndyrës, shkruan holistic living tips. Mund ta përdorni shafranin e Indisë si shtesë në vakte të ndryshme, ose ta konsumoni si një çaj.

Çaji gjebër Ka veti të fuqishme qetësuese dhe energjike. Kjo sepse çaji i gjelbër përmban katekinë, një antioksidant i fuqishëm i cili mund të mbështesë metabolizmin dhe të zvogëlojë thithjen e kolesterolit, transmeton lajmi.net. Në mënyrë që të merrni përfitimet e tij maksimale, sigurohuni që të pini 1-2 filxhanë çaj të gjelbër në ditë.

Djathi Konsumi i moderuar i djathit mund t’ju ndihmojë të zvogëloni nivelet e larta të kolesterolit dhe presionin e gjakut.

Shalqiri Ky frut freskues do të promovojë prodhimin e oksidit nitrik dhe do të mbështesë enët e gjakut të shëndetshme.

Drithërat e plota Përmban shumë fibra të cilat mund të zvogëlojnë kolesterolin dhe të parandalojnë akumulimin e tij në arterie. Ushqimet të cilat janë një burim i pasur i drithërave janë tërshëra, buka me drithëra dhe orizi kafe. Ato do t’ju ndihmojnë të prisni kolesterolin tashmë të grumbulluar. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME