Categories Lifestyle

Ushqimet që duhet patjetër t’i konsumoni gjatë kësaj kohe

Gjatë epidemisë është shumë e rëndësishme që dieta  juaj të jetë e mbushur me vitamina dhe mine rale. Në këtë formë, sistemi imunitar do të forcohet dhe sëmundja infektive mund të parandalohet më lehtë, transmeton portal arbresh.info Limoni është një ndër ushqimet kryesore që duhet konsumuar, për aryse se përmban sasi të madhe të vitaminës C, e cila është e nevojshme për forcimin e sistemit imunitar dhe pastrimin e trupit.

Efekt të madh luan edhe uthulla e mollës, e cila e bën trupin resistant ndaj bakterieve dhe viruseve. Është e rëndësishme që uthulla e mollës të përdoret në sallata të ndryshme. Vaji i ullirit është gjithashtu i dobishëm si një burim i yndyrnave të shëndetshme të pangopura që forcojnë jashtëzakonisht imunitetin. Ullinjtë dhe avokadot na bëjnë më rezistent ndaj shumë sëmundjeve. Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme që ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit, forcimin e imunitetit, zvogëlimin e dhimbjeve të fytit.

Lista e ushqimeve që forcojnë trupin gjithashtu përfshin shumë bimë të tilla si rozmarinë, rigonën, borzilokun, trumzën. Shtojini ato në sallata, përdorni për marinimin dhe mishin e erëzave. Kur bëhet fjalë për çajrat, pini çaj xhenxhefili, çaj me lëng limoni dhe çaj e luleradhiqe. Nuk duhet lënë anash lulelakra dhe brokoli. Këto perime janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale anti kancerogjene. Rol të rëndësishëm luan edhe hudhra, e cila konsiderohet antibiotiku më i fuqishëm natyror. Është  e rëndësishme që dieta ditore të përmbajë një llojllojshmëri ushqimet në mënyrë që trupi t’i bëj ballë edhe sëmundjes që ka gjunjëzuar botën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME