
Ushqyerja duke ndenjur ulur duket të jetë pozicioni më i mirë për të ngrënë. Falë ndenjes ulur, njeriu përqendrohet më shumë tek ushqimi dhe mund të përtypet më ngadalë duke rritur ndjesinë e ngopjes dhe zbutjes së oreksit të tepërt.
Sa i përket ushqyerjes duke ndenjur në këmbë, deri më tani nuk ka studime që nxjerrin në pah ndikimin shumë negativ te tretja.
Një prej përfitimeve më kryesore të këtij pozicioni është djegia e kalorive. Duke ndenjur në këmbë, njeriu mund të djegë 50 kalori në orë më shumë se po të qëndronte ulur. Pozicioni i ushqyerjes është më pak i rëndësishëm se përtypja apo vëmendja ndaj ushqimit gjatë vakteve. Pra në këmbë ose ulur kujdesuni që ushqimin ta përtypni sa më ngadalë.
Por ajo që nuk këshillohet është ushqyerja duke ndenjur shtrirë, pasi rrit rrezikun e disa çrregullimeve të refluksit nga stomaku nëpërmjet ezofagut
Ekspertët këshillojnë që njerëzit nuk duhet të shtrihen të paktën për dy orë pas ngrënies. Sipas kësaj këshille, ushqyerja duke ndenjur shtrirë është përgjithësisht e dëmshme.