Categories Lifestyle

Uthull molle dhe mjaltë për pastrimin e mushkërive

Inflamacioni dhe akumulimi i sekrecioneve në mushkëri si pasojë e të ftohurës ose gripit mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me gjumin. Bllokimi që shkaktohet në kraharor shoqërohet edhe me një kollë të fortë, nëpërmjet së cilës mushkëritë përpiqen të pastrohen.

Gripi dhe e ftohura nuk janë të vetmit që shkaktojnë bllokim të kraharorit nga sekrecionet apo siç njihet, gëlbaza. Një gjë e tillë mund të ndodhë si pasojë e bronkitit, astmës, fibrozës cistike dhe alergjive.

Ju mund t’u vini në ndihmë mushkërive tuaja duke konsumuar lëngje të ngrohta të kockave, supa, çaja bimorë e të tjerë. Ndër ushqimet dhe pijet më të rekomanduara nga ekspertët për këtë problem veçohet mjalti i cili është shumë efikas për pastrimin e mushkërive.

Sipas informacioneve, një i rritur mund të konsumojë një lugë gjelle me mjaltë çdo 3 deri në 4 orë. Ushqime të tjera të dobishme janë hudhra, limoni, erëzat, shega dhe xhenxhefili.

Pastrimi i mushkërive nga sekrecionet Përbërësit:

Gjysmë luge çaji (2-3 gramë) me xhenxhefil pluhur; Gjysmë luge çaji (2-3 gramë) me spec djegës pluhur; Çerek filxhani çaji (100 ml) me uthull molle të pafiltruar;

3 lugë gjelle (15 ml) me mjaltë; Çerek filxhani çaji (100 ml) me lëng të freskët limoni

Përgatitja: Zieni së bashku uthullën dhe lëngun e limonit. Sapo të marrë valë hiqeni nga zjarri, shtoni mjaltin, xhenxhefilin dhe specin djegës. Përziejini mirë së bashku deri sa të përfitoni një lëng me një përmbajtje uniforme të cilin duhet ta hidhni në një shishe qelqi. Rekomandohet të konsumoni një lugë gjelle dy herë në ditë për 2-3 ditë me radhë.

Njerëzit që kanë probleme me fjetjen si pasojë e bllokimit të mushkërive nga sekrecionet e trasha rekomandohen të përdorin dy jastëkë. Koka duhet mbajtur ngritur që të pengojë kollën dhe problemet me frymëmarrjen. Ju duhet të shkoni tek mjeku nëse sekrecionet zgjasin më shumë se tre ditë, përkeqësohen ose kanë ngjyrë jeshile apo të verdhë./mapo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME