Lifestyle

Vetitë kurative të çajit të rigonit, ka 3 arsye pse duhet përdorur

Njihet si një bimë aromatizuese, e cila mund të përdoret edhe në gatimet tona të përditshme. Por këto vlera kurative të çajit të rigonit ndoshta nuk i keni ditur. Lexoni artikullin më poshtë për t’u njohur me ta.

Kuron virozat dhe gripin

Rigoni lufton virozat dhe shkurton kohëzgjatjen e gripit, që ka simptoma si: temperaturë e lartë, kollë, dhimbje koke, të vjella, mungesë oreksi, dhimbje trupi etj.

Trajton dhimbjet muskulare

Rigoni njihet për aftësinë e çlirimit nga dhimbjet dhe spazmave muskulare. Nëse vuani nga probleme të tilla, pirja e një filxani me çaj rigoni do ju vijë në ndihmë brenda pak minutave.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Rigoni është një burim natyral i acideve yndyrore të Omega-3, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Pini një filxhan me çaj rigoni në ditë dhe do të përmirësoni shëndetin e zemrës. Antioksidantët që gjenden tek rigoni ndihmojnë në parandalimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stresi dhe sëmundjet e zemrës.

Lufton mikroorganizmat

Çaji i rigonit ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e rritjes së mikroorganizmave të dëmshëm. Një studim i publikuar së fundmi zbuloi që përbërësit e gjetheve të rigonit kishin vlera të rëndësishme dhe luftonin ashpër rritjen e infeksioneve dhe përhapjen e inflamacionit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close