Categories Lifestyle

Vetitë kuruese të kombinimit të çokollatës së zezë dhe bajameve

Kombinimi i bajameve, çokollatës së zezë dhe kakaos mund të zvogëlojë një faktor shumë të rrezikshëm për sëmundjet koronare të zemrës. Studimi i ri zbuloi se kombinimi i bajameve të papërpunuara, çokollatës së errët dhe kakaos redukton ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

“Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë kontekstin. Mesazhi nuk është që njerëzit duhet të hanë shumë çokollata dhe bajame për të ulur nivelin e koleterolit të keq në gjak,”-tha Penny Kris-Etherton, që drejton studimin. “Njeëzve u lejohet që të marrin rreth 270 kalori në ditë dhe kur ushqimet si bajame, çokollatë e zezë dhe kakao konsumohen së bashku si një ushqim ata u japin përfitime shëndetësore ndryshe nga ushqimet e tjera”. Studimi i realizuar tek 31 njerëz tregoi se kur pjesëmarrësit konsumuan vetëm bajame kolesteroli u ul me 7% në krahasim me periudhën kur nuk konsumuan asnjë nga ushqimet. Kombinimi i bajameve me çokollatë të zezë dhe kakao reduktoi në masë LDL që është faktor rreziku për për sëmundjen kardiovaskulare, tha Kris-Etherton.

Alice H. Lichtenstein, D.Sc., profesor Gershoff në Universitetin Tufts dhe drejtor i Laboratorit Kardiovaskular të Ushqimit, tha se është e rëndësishme të theksohet se pjesëmarrësit hëngrën bajame në vend të yndyrës së qumështit si pjesë e një diete të shëndetshme. “Ky ishte një studim shumë i mirë i kontrolluar që tregoi se zëvendësimi i yndyrës së ngopur (gjalpë dhe djathë) me yndyrë të pangopur që vijnë nga arra (bajame) ka pasur një efekt pozitiv në përqendrimet e lipideve të plazmës,”– tha Lihtenshtajni, i cili nuk ishte i përfshirë studimi.

Kris-Etherton gjithashtu tha se kur bëhet fjalë për yndyrna, bajamet janë një zgjedhje shumë më e mirë se gjalpi dhe djathi. Ju duhet që të përzieni së bashku 1/3 e filxhanit të cajit me bajame, i kombinuar me gati një çerek filxhani çokollatë e zezë dhe 1/3 kakao.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME