Lifestyle

Vogëlushi shqiptar me një memorie ‘të frikshme’

Anxhelo Yzeiraj  është 9-vjeçari shqiptar me aftësi të jashtëzakonshme.

Anxhelo dhe motra e tij Debora, 8 vjeç ishin të ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi ai vërtetoi se ka një memorie shumë të fortë.

Përmes një testi, ai iu përgjigj pyetjeve që lidheshin me historinë dhe gjeografinë.

9-vjeçari iu përgjigj saktë të gjitha pyetjeve që i drejtoi profesor Erald Kapri.

Anxhelo tha pa asnjë gabim vitin e nisjes së ndërtimit të Shtëpisë së Bardhë, emrat e presidentëve të ShBA-së e shumë data të tjera.

Vogëlushi tregoi se pjesën më të madhe të njohurive i ka përfituar duke lexuar e studiuar me ndihmën e prindërve, ku theksoi se babai është i apasionuar pas historisë dhe gjeografisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close