Categories Lifestyle

Vuani nga kapsllëku? Zgjidhja ideale që të shpëtoni

Mjeket njohin disa aryse si shkak per kolitin, por me te rendesishmet jane regjimi i varfër ushqimor, jeta sedentare, abuzimi me alk o olin dhe obeziteti. Një tjetër faktor që çon drejt shfaqjes së kolitit është edhe stresi emocional e fizik, më të cilin përballemi gjatë ditës.

Disa prej simptomave të zakonshme të kolitit janë: dhimbja e vazhdueshme e barkut, kapsllëk ose diarre, ethe dhe ndryshime të pashpjegueshme të temperaturës trupore, rënie nga pesha, dehidratim dhe prani gjaku në jashtëqitje.

Sikundër ndodh me shumë sëmundje të tjera, edhe koliti mund të mbahet nën kontroll nëse tregohemi të kujdesshëm sa i takon ushqimit dhe përjetimit të lëkundjeve emocionale, si dhe ndiqni dy trajtimet e mëposhtme:

1.Trajtim me ujë orizi: Orizi bën pjesë në familjen e drithërave. Ai është i pasur me fibra të tretshme të cilat përmirësojnë dukshëm veprimtarinë e sistemit tretës. Për trajtimin e mësipërm ju nevojiten 500 g oriz dhe 2 litra ujë. Zieni orizin me ujin për 25-30 minuta. Më pas hiqni gradualisht orizin dhe filtrojeni. Lëngun e përftuar ruajeni në frigorifer dhe pijeni dy herë në ditë.

2.Trajtim me fara liri: Edhe pse në një madhësi thuajse të pakonsiderueshme, farat e lirit kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në organizmin e njeriut, sidomos në sistemin tretës. Ato kanë në përmbajtjen e tyre antioksidantë dhe përbërës antinflamtorë që stimulojnë tretjen dhe luftojnë inflamimin e zorrës së trashë. Trajtimi me fara liri duhet ndjekur në mënyrë rigoroze për 15 ditë me radhë pa ndërprerje.

Gjatë kësaj kohe duhet të hiqni dorë nga ushqimet e skuqura, erëzat pikante, ushqimet me aciditet të lartë si agrumet e domatet, si dhe duhet të tregoheni të moderuar në lidhje me konsumin e kafeinës dhe pijeve të gazuara. Në një gotë ujë 200 ml duhet të shtoni një lugë gjelle me fara lini. Lëreni të pushojë për 12 orë dhe pijeni të nesërmen esëll.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME