Categories Lifestyle

Zbulojeni këtu nëse jeni të varur nga telefoni celular

Shenjat paralajmëruese që tregojnë se jeni të varur ndaj telefonit celular i gjeni më poshtë. Telefonat celularë kanë aftësinë që të nxitin sjellje të rrezikshme dhe varësi tek njeriu, shkruan AW.Kjo varësi mund të ndikojë shumë në produktivitetin e njeriut, funksionet e trurit, balancën mes jetës dhe punës, por edhe në jetën personale, transmeton lajmi.net.

Ankthi social dhe vetmia janë të lidhura ngushtë me përdorimin e telefonit dhe siç vënë re ekspertët, njerëzit shkruajnë shumë, por flasin pak me njëri-tjetrin. Shenjat paralajmëruese që tregojnë se jeni të varur ndaj telefonit celular:

Ju zë gjumi me vështirësi Jeni në ankth Rrjetet sociale ju stresojnë
Nuk rrini dot pa telefon në dorë Nuk reshtni dot së postuari
Ju shkruani më shumë mesazhe se sa flisni me të tjerët Lundroni në internet pa mendje vetëm për të humbur kohën Nuk rrini pa kontrolluar telefonin edhe kur jeni në makinë.
Nuk dilni dot nga shtëpia pa marrë telefonin me vete Ndiheni të vetmuar nëse nuk keni telefonin me vete Ushqeheni me telefon në dorë Marrëdhëniet shoqërore vuajnë si pasojë e telefonit Bëni veprime impulsive Nuk heqni dot dorë nga telefoni

Si të shpëtoni nga varësia ndaj telefonit Kjo mund të duket e vështirë, por jo e pamundur. Për shembull, një mënyrë e mirë për të kufizuar përdorimin e telefonit pa e ndëshkuar veten në mënyrë drastike është që në shtëpinë tuaj të krijoni zona ku nuk lejohet telefoni. Dhoma e gjumit, dhoma e ndenjjes apo ajo e ngrënies janë zona ku nuk duhet të përdorni telefonin. Një mënyrë tjetër është që vendosni disa limite.

Për shembull, nëse e përdorni telefonin shumë gjatë ditës, vendosni një limit kohor, siç mund të jetë ora 17:00 e pasdites kur keni mbaruar punën. Nëse nuk e përdorni telefonin pas kësaj ore, do të keni më shumë kohë për të bërë gjëra që kanë me të vërtetë rëndësi për ju dhe familjen. Ne dërgojmë shumë mesazhe, por a angazhohemi me të vërtetë në komunikim të hapur me njerëzit?

Duke lënë telefonin mënjanë, do të keni mundësi të formoni, ngrini dhe ushqeni marrëdhëniet tuaja shoqërore dhe familjare. Edhe nëse merrni telefonata pune ose mesazhe elektronike, bëjini vetes një nder dhe mos u merrni me të. Telefoni aty do të jetë, edhe të nesërmen. Avantazhet e kufizimit të përdorimit të telefonit Sipas ekspertëve, kufizimi i përdorimit të telefonit sjell një sërë përfitimesh.

Do të jeni më në paqe, Do të vuani më pak nga ankthi
Do të mendoni më qartë Do të shpërqendroheni më pak
Do të jeni më krijues Do të ndiheni më shumë fuqiplotë Do të flini më mirë Do të keni marrëdhënie shoqërore më të forta Do të jeni më të ndërgjegjshëm sa i përket ushqyerjes.

Kjo e fundit është shumë e rëndësishme. Nëse ushqehemi duke e pasur mendjen te telefoni, nuk do ta kemi mendjen tek ato që po hamë, duke rritur kështu gjasat e mbipeshës, por edhe sëmundjeve të tjera që i kanosen aparatit tretës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME