Categories Lifestyle

Zbuloni çfarë tregojnë buzët për karakterin tuaj

Për buzët janë thurur vargje e vargje që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Ngjyra dhe forma e tyre i japin hijeshi dhe sensualitet fytyrës së një femre. Dhe jo vetëm.

Forma e buzëve të një femre mund të zbërthejë edhe shumë anë të panjohura të personalitetit të të saj.

Buzët si kukull:

Femrat që kanë buzë të vogla dhe të rrumbullakëta janë shumë energjike, të sigurta në vetvete dhe të lumtura.

Buzët e zymta:

Kjo lloj forme është shumë e përhapur, por nuk ka të njëjtin konotacion negativ si vetë fjala. Femrat që kanë këtë lloj forme kanë shumë besim në vete dhe janë këmbëngulëse.

Buzët e gjera:

Personat që kanë buzët e gjera janë shumë të ekuilibruar. Janë shumë pozitivë dhe shquhen për karakterin e tyre të qëndrueshëm.

Buzët e Kupidit:

Buzët e Kupidit janë shumë joshëse. Vajzat që kanë këto buzë janë shumë romantike, joshëse dhe shumë krijuese. Prakticiteti nuk është arma më e fortë.

Buzët e holla:

Buzët e holla janë karakteristikë e femrave praktike dhe të kujdesshme. Ato janë paksa të turpshme dhe jo domosdoshmërisht të sigurta në vetvete.

Buzët e rëna në një anë:

Kjo lloj forme është karakteristikë e personave që janë të qetë, të tërhequr dhe që duan privatësinë. Zakonisht janë treguese të një personi që është analitik.

Buzët e vogla:

Buzët e vogla nuk duhen të ngatërrohen me formën e buzëve të kukullës. Thjesht janë në proporcion jo të drejtë me tiparet e tjera të fytyrës. Personat që kanë këtë formë të buzëve janë të pavarur dhe u pëlqen të vendosin vetë.

Buzët e mbushura:

Buzët e mbushura, kujdes po flasim për të vërtetat dhe natyrale, dinë si të tërheqin vëmendje. Femrat që kanë këtë formë janë joshëse dhe pasionante.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME