Categories Lifestyle

Zbuloni ditën më depresive të Janarit, ja ç’duhet të bëni që të mos e përjetoni si të gjithë

Një prej ditëve të Janarit, njihet si më depresivja dhe më e trishta. E Hëna Blu, 20 janar e këtij viti, supozohet të jetë dita më depresive e vitit, sipas Cliff Arnall, një tutor në Centre for Lifelong Learning në Cardiff University, i cili shpiku këtë term në vitin 2005 (24 janar).

Arnall llogariti që e hëna e tretë në muajin janar ishte dita më depresive e vitit për disa arsye. Pushimet kanë mbaruar. Ti je pa para, sepse i ke shpenzuar të gjitha në dhjetor. Moti është i ftohtë dhe gri. Me shumë mundësi, ke hequr dorë që tani nga vendimet e vitit të ri.

Edhe pse “E Hëna Blu” është quajtur një term pseudoshkencor nga shkencëtarët, që thonë që idea favorizon depresionin, nëse ndihesh paksa e trishtuar këtë të hënë, ja ku janë pesë gjëra që mund të bësh për ta ndriçuar pak ditën e hënë. Mos e harroni 20 janarin!

Trajtoje veten me lule

Shkenca ka provuar që lulet kanë një efekt pozitiv në mirëqenien tonë emocionale. Bli për vete një buqetë, ose më mirë akoma, ndaje dashurinë dhe dërgoji disa mamasë, shoqes, ose motrës.

Dil

Të kalosh kohë jashtë është vërtetuar që mund depresionin dhe vetminë. Nuk ka asgjë të gabuar të mbështillesh me një batanije dhe të pish ngadalë një filxhan çaji në dimër, por nëse ke kaluar mjaftueshëm kohë në këtë gjendje, mundohu të dalësh këtë të hënë. Gjej diçka në qytet që mund ta prishë rutinën e pasditeve të dimrit në shtëpi.

Lëviz trupin

Edhe nëse ke shumë ftohtë për të ecur në natyrë, vër në përdorim kartën e anëtarësimit në palestër ose regjistrohu në një klasë joge. Edhe nëse e ke kuptuar që qëllimi për të hyrë në xhinset e 10 viteve më parë, që i ke vënë vetes për këtë vit, po të ushtron shumë presion, sot nis të bësh ushtrime për hir të lumturisë tënde. Ushtrimet rrisin nivelet e endorfinës dhe të bëjnë më të qetë e më të lumtur

Shpreh mirënjohje

Të shprehësh mirënjohje, të ndihmon të përmirësosh shëndetin dhe të forcosh marrëdhëniet. Bëj një listë të gjërave që je falënderuese në jetën tënde sot, ose nëse ke më shumë sesa 10 minuta, shkruaj disa falënderime për njerëzit e dashur për dhuratat e Krishtlindjeve ose thjesht sepse dëshiron t’i falënderosh. Të gjithëve u pëlqen të marrin letra ose mesazhe dhe ti do ndiesh një përmirësim të humorit duke vlerësuar njerëzit e mrekullueshëm që ke pranë.

Gjej Ikigai-n tënd

Nëse po ndihesh pak e humbur gjatë këtyre ditëve, përdore të hënën për t’i përqendruar përpjekjet në gjetjen e qëllimit të jetës. Ndërsa kjo mund të duket si një detyrë e vështirë, koncepti japonez i ikigai-t, ose një qëllimi ekzistence, mund të të ndihmojë të dalësh nga rutina dhe të zbulosh çfarë do të përmbushësh këtë vit. Për të gjetur ikigai-n tënd, bëj një listë të çfarë do, çfarë di të bësh, çfarë bota ka nevojë dhe për çfarë mund të paguhesh.

Shënim: Ikigai – sekreti japonez për jetë të gjatë dhe të lumtur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

A e dini arsyen pse teshtini shumë herë radhazi?

Teshtimat janë metoda e trupit për nxjerrjen e irrituesve si pluhuri, poleni ose mikrobet nga…

LEXO ME SHUME