Lifestyle

Zëvëndësoni kripën e zakonshme me atë të Himalajëve, ja të mirat që do përfitoni

Një këshillë e fundit nga ekspertët vjen për përdorimin e kripës, më saktë, për zëvëndësimin e saj. Sipas ekspertëve, kripa e Himalajeve është më e këshillueshme se ajo e zakonshmja. Kjo kripë, që nxirret pranë Himalajeve në Pakistan shtë e pasur me minerale dhe ofron përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore.

Kripa e zakonshme përbëhet kryesisht nga klorur natriumi dhe ndihmon në rregullimin e proceseve të rëndësishme në trup. Efektet potencialisht të dëmshme të përdorimit pa kriter të kripës kanë bërë që shumë njerëz të fillojnë të përdorin kripën e Himalajeve e cila mblidhet me dorë dhe përpunohet minimalisht.

Në përgjithësi, mund të gatuani me kripën e Himalajeve ashtu si gatuani me kripë të zakonshme. Vendoseni në salca ose shtojeni në ushqim. Përdoret në disa banja kripe për të përmirësuar kushtet e lëkurës dhe për të qetësuar muskujt e lënduar. Hulumtimi që mbështet këto përfitime është i pakët.

Kripa e zakonshme dhe kripa e Himalajeve përbëhen kryesisht nga klorur natriumi, por kripa rozë ka deri në 84 minerale dhe elementë të tjerë. Këto përfshijnë minerale të zakonshëm si kalium dhe kalcium, si dhe minerale më pak të njohura si stroncium dhe molibden. Sidoqoftë, këto minerale gjenden në sasi shumë të vogla dhe nuk ka gjasa të ofrojnë përfitime shëndetësore.

Përfitimet shëndetësorë që pretendohen – Përmirësoni sëmundjet e frymëmarrjes

– Balanconi pH e trupit – Reduktoni shenjat e plakjes – Rregulloni sheqerin në gjak – Rrisni kënaqësinë seksuale

E vërteta është se shumica e këtyre pretendimeve nuk kanë ndonjë hulumtim që i mbështet.

Nëse dëshironi të shmangni elementët e shtuar në kripën e zakonshme të gjellës, kripa rozë e Himalajeve është një alternativë e shkëlqyeshme natyrore. Por mos prisni të shihni përfitimet shëndetësore që mund të lexoni në internet. Kini parasysh që kripa e zakonshme është një burim i rëndësishëm i jodit, kështu që nëse do të përdorni kripën e Himalajeve, do të duhet të merrni jod shtesë që të mos keni mungesë jodi./expres

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: