Categories Bota

Mali i Zi, nënshkruan kontratë me Izraelin me vlerë 35 milion euro

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë izraelite Elbit sistem për blerjen e sistemeve luftarake të kontrollit në distancë, të cilat do të instalohen në automjete të lehta. Kontrata me vlerë 35 milion euro është nënshkruar nga Ministria e Mbrojtjes në Tel Aviv. Elbit do të instalojë plotësisht sistemin në tre vitet e ardhshme. Stacioni luftarak i kontrollit në distancë prej 12.7 mm është një sistem modern i armëve i projektuar për tu montuar në automjete të blinduara të lehta. Ato ofrojnë të shtëna të sakta dhe sigurojnë pamje të situatës së jashtme nga automjeti, i cili siguron mbrojtje të plotë kundër kërcënimeve të jashtme. Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi nënshkroi marrëveshje me kompaninë izraelite Elbit sistem për blerjen e këtij sistemi, në një kontratë me vlerë 35 milion euro, e cila u nënshkrua nga Ministria e Mbrojtjes në Tel Aviv. Dokumenti i nënshkruar përcakton që Elbit do të instalojë plotësisht sistemin në tre vitet e ardhshme.

Marrëveshja përcakton që Elbit do të integrojë plotësisht sistemin gjatë tre viteve të ardhshme dhe do të sigurojë mbështetje logjistike për Ministrinë e Mbrojtjes gjatë shtatë viteve të ardhshme. Përveç blerjes së një sistemi të përparuar dhe pjesëve zëvendësuese, kontrata përfshin gjithashtu transferimin e njohurive të këtij sistemi përmes trainimit dhe stërvitjes së Ushtrisë Malazeze dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Ministri malazez i Mbrojtjes Predrag Boskoviç tha se anëtarësimi i plotë i vendit në Aleancë kërkon pajisjen e ushtrisë në përputhje me procesin e planifikimit të mbrojtjes të NATO-s, domethënë një kornizë të re legjislative strategjike të krijuar në përputhje me sfidat bashkëkohore të sigurisë.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për blerjen e armëve me telekomandë, Boskoviç tha se instalimi i armëve të kontrolluara nga distanca do të fillojë pasi të mbërrijnë në Mal të Zi automjetet patrulluese të lehta, në gjysmën e dytë të vitit 2020. Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, gjeneral brigade Jair Kulas, tha se ai mirëpriti nënshkrimin e traktatit të parë me Malin e Zi dhe tha se ishte një hap për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin me Malin e Zi, “aleat i NATO-s dhe mik i shtetit të Izraelit“. Ai theksoi se marrëveshja pasqyron vlerën e inovacionit të mbrojtjes izraelite në adresimin e çështjeve me të cilat mund të përballen partnerët strategjikë dhe aleatët. Sistemi izraelit 12.7 mm RCËS instalohet në automjetet e blinduara dhe ka një kërkesë në rritje për këto sisteme, të cilat po vendosen në lloje të ndryshme platformash tokësore dhe detare në të gjithë botën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME