Categories Lajme

Mjekët: Jo analiza për Covid-19 pa u konsultuar me mjekun

Analizat laboratorike nuk duhet të kryhen nga çdo person i prekur me Covid-19. Sipas bluzave të bardha ndryshe nga fillimi i pandemisë, tashmë të prekurit me Covid-19 po ndjekin protokollet shëndetësore të udhëzuar nga mjekët e familjes. Në rastet e lehta rekomandohen vetëm vitamina dhe asnjë ekzaminim tjetër.

“Është bërë një numër i madh ekzaminimesh nga vet pacientët pa komunikuar me mjekun. Ne gjithmonë u kemi bërë thirrje pacientëve të mos kryejnë ekzaminime të panevojshme pa u konsultuar me mjekun. Nuk e rekomandojmë në rastet me simptoma të lehta tek pacientët që në të shumtën e rasteve kanë një ditë temperaturë dhe nuk kanë asnjë simptomë tjetër. Apo humbje të nuhatjes”, thotë Jonida Diko, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 10.

Nga ana tjetër, mjekët thonë se ekzaminimet laboratorike dhe ato imazherike rekomandohen në rastet e moderuara dhe në bazë të shenjave klinike.

”Nëse simptomat në ditë e 3-4 janë rënduar, mjeku i familjes merr vendimin për të kryer ekzaminimet laboratorike sipas protokolleve të përcaktuar dhe 5-7 dite mundtë kryejë ekzaminimin radiologjik. Nëse pacienti ka disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe ka nevojë për ekzaminim laboratorik, atëherë në ditë e 3 ose të pestë do e rekomandojë për ekzaminim laboratorik”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME