Categories Lajme

Moti i keq “paralizon” Greqinë, shënohet viktima e dytë brenda pak orësh

Vijon moti i keq në Greqi për shkak të stuhisë “Daniel”. Mediat greke raportojnë se është shënuar viktima e dytë në shtetin fqinj.

Siç u bë e ditur pak pas orës 10:30 nga Zjarrfikësja , një 87-vjeçare është gjetur e pajetë në zonën e Paltsit në Magnezi, me informacione se gruaja fatkeqe është gjetur në një grumbull drush. Kjo është viktima e dytë nga moti i keq pasi dje, të martën, një blegtor humbi jetën pasi u përplas nga një mur që tërhiqej nga ujërat e vrullshëm .

Situata mbetet kritike në këtë rajon teksa lumenjtë rrezikojnë të dalin nga shtrati. Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe Evian veriore dhe atë jugore, ndërsa disa përrenj dhe lumenj kanë arritur pikën kritike.

Fshatrat Pili, Agia Anna, Strofilia, Metohi, Spathari në Evia Veriore kanë rregjistruar sasi rekord rreshjesh në vetëm 24 orët e fundit. Shtëpitë janë përmbytur, ndërsa disa rrugë janë mbyllur. Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të pranojnë evakuimin. Autoritetet kanë kufizuar qarkullimin në Volos dhe zonën malore të Pelionit, ku stuhia ka shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt pagesës disa shtetas

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7…

LEXO ME SHUME