Naftëtarët e Ballshit dhe Fierit janë ngritur në protestë ditën e sotme. Duke protestuar para prefekturës dhe uzinave në qytetet përkatëse, ata kërkojnë pagën e dytë të luftës dhe rifillimin e punës. Ata janë të pasigurtë për fatin e tyre, duke qenë se kanë tetë muaj pa punë. “Kemi tetë muaj pa punë, kjo ka shkatërruar ekonominë e familjeve tona, morëm pagën e parë të luftës, ndërsa për të dytën kanë harruar. Kërkojmë pagën e luftës dhe rifillimin e punës”,-deklaroi një protestues. Më datë 23 prill naftëtarët morën pagën prej 40 mijë lekësh pas shumë protestash dhe peticionesh. Tashmë ata kërkojnë ndihmë nga shteti, duke qenë se rafineria është mbyllur.
Categories
Lajme
Naftëtarët e Ballshit dhe Fierit kërkojmë pagën dhe rifillimin e punës!
