Opinion

10 arsye pse studentët kanë të drejtë të jenë politikë

Nga Oerd Bylykbashi

‎1- Studentet enderrojne te jetojne me mire. ‎

‎2- Arsimi i larte eshte nje shkalle per arritur ato endrra, ndaj Kushtetuta e vendos si te drejte dhe objektiv kushtetues social.‎

‎3- Arsimi i larte nuk eshte vetem per ata qe kane para, por per kedo qe enderron te jete qytetar me i mire. Kushtetuta vendos vetem nje kriter: aftesite e te rinjve.

‎4- Ligji i arsimit ‎universitar i Edi Rames po shkaterron arsimin publik universitar.

‎5- Te shfuqizosh kete ligj eshte jo vetem e drejte, por eshte politike e paster.

‎6- Kryeministri Rama nuk e shfuqizon ate ligj, sepse e ka bere vete, e kishte qellim politik te kufizonte aksesin ne arsimin e larte vetem tek ata qe kane para.

‎7- Parlamenti nuk e shfuqizon ligjin sepse si noter i Rames, mazhoranca e tij noterizoi ligjin qe ai deshi.

‎8- Ligji eshte antikushtetues, por sot eshte e kote ta ankosh ne Gjykate Kushtetuese, sepse ate gjykate e ka mbyllur Rama pikerisht qe ligjet e tij te mos rrezohen.

‎9- Ligji i arsimit te larte nuk shfuqizohet me referendum sepse ne vitin 2000, socialistet miratuan nje ligj referendumesh qe vret cdo referendum dhe qe atehere kane refuzuar ta ndryshojne ligjin per referendumet.

‎10- Ndaj, ligji i Rames qe vret endrrat e studenteve per nje jete me te mire SHFUQIZOHET vetem nga studentet aty tek sheshi i protestes. Aty, mes studenteve ne ate shesh, jane Parlamenti, Gjykata Kushtetuese dhe Referendumi se bashku.

‎Politika qe prodhojne sot studentet, edhe pse thone qe ‎protesta nuk eshte politike, eshte nje Wind of Change qe mund te ndryshoje politiken.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close