Categories Opinion

“2000 dollarë për këdo që prish memorialin turk në Tiranë”, gazetari bën propozimin e befasishëm

Ngritja e memorialit turk në Tiranë në përkujtim të 251 viktimave të grushtit të shtetit në 15 korrik të 2016 në Turqi, në mbështetje të Erdoganit, nxiti mjaft reagime në mediat sociale, duke u shprehur kundër këtij memoriali.

Gazetari Arian Asimi drejtues i televizionit “Nova”, gjatë një prononcimi për televizionin Fax News foli rreth propozimit të tij ku u shpreh se është i gatshëm të ofrojë shprehur 2000 dollarë për këdo që do të prishë atë memorial.

Asimi u shpreh se u revoltua nga deklaratat e kryebashkiakut Veliaj, ku sipas tij poshtëroi popullin shqiptar duke thënë se “aty mund të vijë kushdo” sikur Shqipëria është vend pa zot.

“Nuk implikohem shumë nga çështjet e Shqipërisë për arsye se kam 25 vjet që jetoj jashtë në SHBA, por dje më revoltoi reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me reagimin e tij. I cili pa pikë turpi dhe me një poshtërim ç’njerzor që mund ti bësh popullit shqiptar, dhe mënyra e të shprehurit të z. Veliaj më bëri shumë përshtypje dhe më revoltoi më erdhi një farë tmerri nga brenda, një farë inati pasi thash si mund të arrijë një kryetar bashkie të poshtërojë njerëzit më këto lloj deklaratash. Duke thënë që “unë nuk di gjë”, “liqeni ika vend sa të duash”, “aty mund të vijë kushdo” sipas Veliaj.

Sikur Shqipëria është një vend pa zot. Dhe aty është një ambient publik. Po flasim për një shtet ligjor. Duhet të merret leje nga bashkia. Edi Rama i prish ndërtesat pa leje në ambiente publike. Si mundet që pa leje të bësh një memorial truk. Çfarë na lidh me to, nuk na lidh asgjë. Nuk na lidh asgjë me turqit, na kanë bërë fundrrimën e botës. Le ta bëjë brenda ambasadës, ose komuntetit turk. Kush ëhstë komunitetit turk në Shqipëri? Ne jemi shqiptar nuk jemi truk si mund të ndërtosh një memorial në një ambient publik. Kjo ishte revolta ime.

Nga 1000 e kam bërë 2000 dollarë për këdo që prish memorialin. Pak muaj më para në Mirditë u vu një simobol turk. Imagjino të marr flamurin shqiptar në një park publik në SHBA për disa minuta e heqin atë flamur se ai është një ambient publik. Kjo është pika ime nga 1000 e çoj 2000 për atë trim shqiptar që ta shkatërroj atë turp që na ka bërë Erion Veliaj me Edi Ramën. Nuk ka lidhje memoriali me ne.”– u shpreh Asimi.

Nga kush prisni që të rrëzohet?

“Nuk mbrohet me ligj ky, nëse është bërë me ligj po. Ky është bërë i paligjshëm. Kryetari i bashkisë tha nuk di gjë! Kjo është bërë e paligjshme dhe deri sa është e paligjshme unë kam të drejtën ligjore ta prish. Një gjë që është e paligjshme nuk ka ligj që të më ndalojë mua.”- u shpreh ndër të tjera Asimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME