
Ditën e sotme qyteti i Vlorës u zgjua me një ngjarje të shëmtuar. Në lagjen “Pavarsia'” u gjetën disa kafshë të helmuara, pronarët e të cilëve janë shumë të indinjuar.
Mund të mendohet se kjo është një rastësi? Por rastësia nuk mund të ndodh me 7 raste në të njëtën ditë dhe këto kafshë të hidhen në koshin e mbeturianve.
Eliminimi i qenve “rrugaçë” ka qenë dhe vazhdon të jetë një praktikë e vjetër në vendin tonë.
Por sa të mbrojtura janë kafshët në vendin tonë?
Ja çfarë parashikon ligji për këtë:
Neni 1
“Keqtrajtimi i kafshëve”
1. Braktisja e kafshëve përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë.
2. Kushdo që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshe, apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj.
3. Kur si pasojë e veprimeve të kryera në pikat 1 dhe 2 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim nga 6 muaj gjer në 12 muaj dhe me gjobë nga 50.000 lekë gjer në 100.000 lekë.
Neni 3
Kryerja e eksperimenteve me kafshë
1. Kryerja e eksperimenteve të jashtëligjshme me kafshët dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.
Por kur nuk dihen ende autorët e këtij veprimi të shëmtuar, nuk mund të meret asnjë masë ndëshkuese. Kështuqë dashmirës të kafshëve dhe qytetarë të thjeshtë jeni të lutur të denonconi çdo rast të tillë.
Të ngrihemi të gjithë të luftojmë këtë fenomen të shëmtuar.
Qytetërimi i një populli, duket nga dashuria që ata kanë për kafshët.