Categories Opinion

Albin Kurti, kundër oligarkëve në Shqipëri e gjymtuesve në Kosovë

Nga Nikoll LESI

Shqipëria ndodhet në krizë të madhe politike dhe në prag të një destabiliteti shkatërrues me 16 shkurt për fajin e kryeministrit Rama dhe oligarkisë e mafias së organizuar, e cila sipas opozitës, po drejton vendin. Ndërsa Kosova po lufton me treshen Thaçi-Vuçiç-Rama, të cilët me sharrë në dorë janë turr për t’i hequr disa pjesë të trupit të Kosovës.

Tamam kur duket sikur nuk ka shpresë në të dyja anët e kufirit, në skenë rishfaqet përsëri një uragan kombëtar në formën e Liderit përbashkues.

Ai është Albin Kurti, Lideri i Vetvendosjes.

Në Kosovë po lufton me “bajlozët e zinjë”, të cilët tash janë duke vizatuar hartën e prerjes së tokave shqiptare, tamam sikur presin një copë mishi kasapët dhe e vënë për ta pjekur në një vakt me raki, por kësaj radhë në një vilë të re në Prishtinë. E bash në atë vilë të sapo inaguruar si banesë, mishi vloi e u poq, duke dërguar sms Vuçiçit se brenda pranverës e ke gati “trupin” e Kosovës.

Ndaj Albin Kurti nuk hesht.

Me pasionin e idealin e tij patriotik ai po lufton andej kufirit që Kosova të mos copëtohet dhe që kryeministri Haradinaj t’i qëndrojë vendimit të tij si qeveri për taksën ndaj Serbisë. Nëse Beogradi njeh Kosovën në këto kushte, taksa hiqet.

Por Albin Kurti është dhe në Tiranë, si një lider mbarëkombëtar. Ai nuk pranon një keqqeverisje nga Tirana zyrtare, pasi oligarkët dhe mafia po shkatërron Shqipërinë. Jo vetëm Shqipëria destabilizohet nga kjo mënyrë qeverisje, thekson Albin Kurti, por edhe Kosova dobësohet e copëtohet.

Albin Kurti punon për një bashkim kombëtar Kosovë-Shqipëri, por jo duke dhënë pjesë trupi nga Kosova. Dhe jo duke lejuar kryeministrin Rama që t’i ofrojë Hashim Thaçit sharrë me të mprehtë për të sharruar trupin e Kombit, të cilin historia e ka ndarë në disa pjesë, padrejtësisht.

Albin Kurti tashmë është kthyer në një Lider Mbarëkombëtar. Dhe natyrisht si i tillë po sulmohet nga qarqet e krimit e politikës në të dyja anët e kufirit.

Por Liderat mbeten të tillë, pse janë lider!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME