Categories Opinion

Ambasadori: Mes Italisë dhe Shqipërisë bie koncepti i kufirit

Si dy rajone të të njëjtit vend. Kështu i konsideron Italinë e Shqipërinë ambasadori Fabrizio Bucci. Gjatë një interviste për emisionin Opinion ai tha se koncepti i kufirit mes dy vendeve tona nuk ka shumë kuptim pasi mund të shkosh shumë lehtë nga Tirana në një qytet italian.

Fabrizio Bucci: Atëherë numrin e saktë as këtë nuk e di njeri një tjetër e përbashkët kjo e jona italianë e shqiptarë atëherë të regjistruar në regjistrin e italianëve në Shqipëri janë rreth 2.500 italianë. Në fakt numri është shumë më i madh janë me mijëra më shumë se ky numër italianë që banojnë këtu gjatë gjithë kohës apo që banojnë këtu në pjesën më të madhe të vitit e që shkojnë në Itali herë pas here vendet tona janë aq afër sa është si të ishin dy rajone të të njëjtit vend. është aq e thjeshtë të shkosh nga njëri vend në tjetrin. Mendoj se askund tjetër në botë koncepti i kufirit nuk është si në këtë rast ku ky koncept nuk ka shumë kuptim, kufiri Itali-Shqipëri.

Blendi Fevziu: Nga Tirana në Bari janë 15 minuta fluturim… Fabrizio Bucci: 15 minuta fluturim… F: E vështirë të flitet në këtë rast për udhëtim, por normalisht komuniteti Italian këtu ndodhet për punë apo ka edhe të moshuar, pensionistë që banojnë në Shqipëri për kushte, të themi, më të mira financiare?

Fabrizio Bucci: Shikoni ka shumë sipërmarrës, shumë profesionistë, profesorë që japin mësim gjuhën italiane në shkollat shqiptare, ka shumë biznesmenë, por ka nisur të formohet një komunitet italianësh pensionistë që vijnë këtu. Ja unë, pak ditë më parë kam qenë në Sarandë, në Jug, Jugu i Shqipërisë është i mrekullueshëm, shumë i bukur dhe u takova me një komunitet të vogël italian, që në fakt po rritet, pensionistësh italianë që kanë zgjedhur të vijnë të jetojnë këtu në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Që kanë marrë një shtëpi… Fabrizio Bucci: Kanë marrë një shtëpi, e kanë blerë, e kanë marrë me qira, dhe me pensionin e tyre italian jetojnë shumë mirë këtu në Shqipëri. Blendi Fevziu: Përveç Tiranës, ku është i vendosur më shumë ky komunitet italian?

Fabrizio Bucci: Komuniteti Italian është shumë i pranishëm përgjatë aksit Tiranë-Durrës sepse zemra ekonomike e Vendit është këtu, por italianët janë vendosur pak a shumë në të gjithë Vendin, si në Jug ashtu edhe në Veri, në qytetet e mëdha të Veriut, në Korçë, në Vlorë, ka shumë italianë në Vlorë, por edhe më në jug, në Sarandë, ku tani po bëhen investime në sektorin e turizmit, por edhe në veri, në Shkodër, kemi misione arkeologjike, kemi shumë italianë të pranishëm në funksione të ndryshme në të gjithë territorin e Shqipërisë…

Blendi Fevziu: Kryesisht përgjatë bregdetit… Fabrizio Bucci: Përgjatë bregdetit janë të shumtë, nga Durrësi e deri në Vlorë, ka shumë italianë, shumë sipërmarrje…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME