Categories Opinion

Andi Bejtja: “Kam miq që kanë harxhuar 8-10 mln lekë për kurim në shtëpi”

Vaksina me pikatore/ Si do ndikojë tek vota e 25 Prillit? “Është absurditet që me këto rroga, me këtë buxhet, të menaxhosh pandeminë më mirë se vendet e tjera që kanë trefish më tepër resurse. E mbyll, se mbyll vendin nuk ka rëndësi, ka një rëndësi shumë të madhe që ka qenë mungesa më e madhe e transparencës.

Ti dil para popullit, thuaj kaq mundësi kam, mos i bëj naze vaksinës ruse, kineze. Nuk e di sa serioze ka qenë oferta e ambasadorit rus, por unë do ta përdorja për të shpëtuar jetët e njerëzve. Transparenca të ndihmon në të tilla raste, ka mungesë transparence në shifrat e të infektuarve.

Të gjitha këto, mungesa e transparencës dhe propaganda për ta çuar këtë dështim në fitore, kjo do i kushtojë shumë. Kemi pasur qeverisje që nuk krahasohen me ne, Trump në Amerikë, e pësoi. Rama thot ‘fat i madh që pandemia, tërmeti, ra në kohën e qeverisjes së tij’. Nëse do e dëmtojë këtë qeveri do jetë menaxhimi i pandemisë.

Janë ata njerëz në shtëpi që kanë marrë bombola oksigjeni, që trajtohen në shtëpi, që harxhojnë 100 mijë lekë në ditë. Unë mendoj që Basha dha një mesazh pozitiv për mua, që do i rimbursojë të gjithë këta të kuruarit në shtëpi. Është një faturë e madhe që nuk e ka paguar asnjë popull që ka shërbim shëndetësor falas. Ka miq tanë që mos t’ua përmendim emra, që kanë harxhuar 8-10 milionë lekë për t’u kuruar në shtëpi. Ka njerëz që nuk e kanë këtë mundësi. Transparenca të shpëtonte nga këto raste”, tha Andi Bejtja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME