Categories Opinion

Artan Hoxha ‘shplan’ median ku punonte, (Fotoja që i nxjerr zbuluar)

Gjatë ditës së djeshme televizioni Report tv kishte zgjedhur që punonjësit e tij dhe në transmetimin live, kur ishin të vetëm në studio të mbanin maska, në shenjë sensibilizimi për përdorimin e tyre në bazë të gjerë nga ana e qytetarëve. Por nismës në dukje sensibilizuese mesazhet që iu përcilleshin qytetarëve ishin të gabuara, një spiker që e mbante maskën të ulur deri në mjekër, apo një raportim nga terreni, pa asnjë njeri rreth e rrotull, që bie ndesh dhe me vetë rekomandimet e OBSH-së që maska nuk është e nevojshme në ambiente të hapura, ku nuk ka grumbullime.

Lidhur me të gjithë këtë situatë ka reaguar dhe gazetari Artan Hoxha, që dikur ka punuar në këtë medie. Duke nxjerrë një foto të dy standardeve që aplikohen, ku fillimisht spikeri dhe zv.Ministrja Rakacolli mbajnë maskë në studio, por shfaqen pa maskë e ngjitur e ngjitur jashtë saj, Hoxha thotë  se në këtë rast merr jetë fiks shprehja “bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë”. Postimi i Hoxhës: Si ishte ajo nisma e nje tv-je lokale, per te edukuar qytetaret te mbajne maskat anti-COVID-19 gjate dites se sotme?! E thashe qe ne mengjes, qe eshte nje maskarade e shemtuar, propagande e paster e qoftelargut…

Ne studio, ku i shikon populli, mbajne maske te zeze, si moderatori(qe nuk ka faj, pasi eshte i detyruar te zbatoje urdherin qe i ka ardhur nga lart) ashtu dhe shefja e Komitetit Anti-Covid-19, Rakacolli.. Pastaj kur mbaron transmetimi, dhe nuk jane me para kamerave, qe ti shoh populli, s’ka me as distancim fizik, as maske si ajo qe mban qoftelargu, madje takohen e perqafohen, pa e vrare mendjen per sperklat e Piperos…

Tani ke te besojme, ate qe shohim live ne studio, me maska te zeza ne fytyre, apo ate qe shohim te dera e televizionit, kur nduken e perqafohen… Hajde kazan hajde, kazan bakri dhe i kallaisur mire nga qeveria, o Agush Fiks ajo shprehja popullore:”Beni si them une, mos bëni si bej une”…Ne foto: Rakacolli ne studion e Report tv, sot pasdite me maske ne fytyre, dhe Rakacolli te dera e televizionit pa maske dhe respektim te distancimit fizik..

Ndërkohë edhe më herët gjatë ditës së djeshme, gazetari kishte postuar një shkrím po me të njëjtën temë, ku sqaronte: Meqe qoftelargu, i ka ndaluar me VKM, komedite, cirkun dhe estraden, kane filluar ta zevendesojne keta gallataxhinjte. Sigurisht, qe nuk eshte as pergjegjesia e kolegeve gazetare dhe as deshira e tyre, per kete lloj “spektakli” qesharak…

Eshte ide dhe urdher nga zinxhiri komandues, qe i di me mire dhe i mendon me thelle, keto pune.
Meqe “baba Rama”, keto kohe eshte idhnuar me ne, dhe na ka lene ne dore te zotit, duke mos na dhene asnje keshille apo asnje mesazh tmerrues, se çfare po ndodh me Covid-19, ka vendosur dikush shume i afert me te, te na terheq vemendjen nga kercenimi i koronavirusit. Se pari, duket e stisur keq, qe dy moderatore, te cilet komunikojne nga dy studio te ndryshme dhe nuk kane askend afer qe tu rrezikoje shendetin nga Covid-19, mbajne ne fytyre maska te zeza me logon Report tv. Mbase marketingu po kujdeset, per ti bere reklame, maskes se re me logon e Report.

Ose zinxhiri komandues, ka gjetur nje menyre per te terhequr vemendje, duke u vendosur maska pis te zeza ne mes te vapes se korrikut, moderatoreve, qe jane te vetem ne studio. Aq qesharake eshte kjo skene, sa nuk ka asnje tv ne bote, qe shfaq me maske te zeze ne fytyre, moderatorin qe moderon live, i vetem ne studio. Kjo gje ka ndodhur vetem ne ato videot horror, qe ISIS, shperndante ne internet, per te tmerruar boten, ku xhelati qe i priste koken ndonje perendimori viktime, mbante maske te zeze ne fytyre, qe te mos identifikohej.

Se dyti, na i kurseni keto skena humori te deshtuar, ne keto dite te nxehta korriku, sepse vetem 12 ore me pare, te enjten ne mbremje, i njejti tv, transmetonte live nje emision politik, me moderatorin dhe 4 paneliste te nderuar, te ftuar ne studio.

Te peste qendronin perballe njeri tjetrit, ne nje distance vetem 5 metra katrore dhe ne nje ambjent te mbyllur, pa maska ne fytyre dhe pa u shqetesuar fare nga rreziku i Covid-19. Çudi e madhe, mbreme ne darke virusi ishte i parrezikshem me 5 persona ne studio, ndersa sot ne mengjes, virusi eshte tmerresisht kercenues edhe me nje moderator tek pull ne studio, qe lexon titujt e gazetave…
Kesaj i thone, hajde qeshim, se nuk qajme dot…

Foto 1)-Dy koleget e Report tv, te vetem nga studiot e dy emisioneve te ndryshme, duke komunikuar me njeri-tjetrin sot ne mengjes. Foto 2)-Kolegu Minga, dje ne mbremje duke moderuar live emisionin Repolitix, me 4 paneliste te ftuar ne studio…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME