Categories Opinion

Avokat Ngjela: Vuçiç është i pafuqishëm, prandaj bërtet

Nga Spartak Ngjela

Bandat mesjetare të Serbisë, asgjë nuk iu bëjnë dot sot shqiptarëve. Nuk kanë më asnjë lloj fuqi-force kundër shqiptarëve; nuk kanë më asnjë mundësi ndërkombëtare dhe asnjë lloj besimi në Perëndimin e Lartë.

Serbia sot është një neveri terroriste për Amerikën dhe Perëndimin, kurse shqiptarët, në Shqipëri dhe në Kosovë, janë aleatët kryesorë të Uashingtonit dhe të mbrojtur totalisht nga NATO. Po, përse këlthet Vuçiç. Ai po çirret për të treguar se është i dobët dhe ka frikë, njëlloj si ai i vetmuari në pyllin e natës, i cili bërtet nga frika që i ndërkall errësira e pyllit. Sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk ka as forcë, dhe nuk ka as verb që të drejtohet në Perëndimin e Lartë. Është terrorist, ashtu si edhe padroni i tij i vjetër dhe tashmë i vdekur: Sllobodan Milosheviç. Dhe këtë e ka të provuar nga politika amerikane.

Po kryeministri i Kosovës?

Duhet të jetë i qartë se është në luftë, por është fitimtar i Luftës së Shenjtë të vitit 1999. Duhet të jetë i qartë që asgjë nuk duhet të bëjë pa marrëveshje me Uashingtonin; dhe duhet të jetë i qartë gjithashtu që, asnjë lloj lufte e Serbisë nuk i mposht dot më shqiptarët. Përkundrazi, një luftë e re u jep shqiptarëve të gjithë territorin e pushtuar nga hordhitë serbe, që nga viti 1878.

Edhe Kosova, edhe Shqipëria duhet ta dinë mirë se: Lidhja e Prizrenit tani, pas 242 vitesh, e ka fituar betejën e saj arbërore, dhe po e vijon luftën kundër Traktatit të Shën Stefanit dhe Traktatit të Berlinit. Dhe, të mos ju duket çudi! Se, Lidhja e Prizrenit do ta vijojë deri në fund betejën për të gjitha territoret arbërore në Gadishullin Ilirik. Mbajeni mend këtë…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME