Categories Opinion

Baze: Rasti i Valdrinit, një mallkim për Ramën dhe Bashën por jo për Shkodrën

Problemi i krijuar nga e shkuara e Valdrin Pjetrit, është një sprovë e re për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Me sa duket, mallkimi i 30 qershorit ka vendosur t’i ndjekë deri në fund. Ky rast nuk është tani një histori zgjedhjesh, por një histori ligji.

Edhe pse është e pazakontë që mandati i të zgjedhurit të vihet në rrezik ende pa marrë detyrën, Partia Socialiste ka vetëm një gjest politik për të bërë, dhe atë duhet ta peshojë mirë. Debati është nëse ja vlen ta institucionalizojë formalisht Valdrinin për një minutë dhe pastaj ai të japë dorëheqjen, ose të konstituojë Këshillin dhe kryeministri të emërojë të zgjedhurin e Këshillit si kryebashkiak, deri në zgjedhjet e reja për 45 ditë.

Kaq është i gjithë debati që ata duhet të bëjnë mes tyre, duke peshuar përgjëgjësinë që kanë për të mos lënë Shkodrën pa qeverisur deri në zgjedhjet e reja pas 45 ditësh.

Ata që duhet të marrin vendime politike, janë opozitarët.

Ata së pari duhet të vendosin nëse do të hyjnë në zgjedhje në Shkodër, ose jo. Në këtë rast nuk vlen qënia e Ramës kryeministër, pasi nëse hyjnë në garë, ata e fitojnë Shkodrën.

Nëse nuk duan, punë e tyre, dhe ky le të jetë një debat brenda tyre, ku Edi Rama nuk ka pse përzihet.

Hapat për të shkuar drejt konstituimit janë detyrim dhe PS nuk mund të kalojë në paligjshmëri kushtetuese.

Së pari, duhet të konstituohet Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës dhe të vendosin nëse Valdrini duhet të bëjë betimin dhe të dorëhiqet, apo të dorëhiqet para betimit dhe kryeministri t’i delegojë kompetencat dikujt tjetër deri në zgjedhje.

Ndërkohë Partia Socialiste duhet të kërkojë me urgjencë verifikimin e e figurës se kryetarit nga Prokuroria. Valdrini le të vazhdojë betejën e tij me drejtësinë dhe të sqarojë pozicionin e tij.

Kjo çështje tani nuk është më çështje e zgjedhjeve, pasi Kodi Zgjedhor ka mbaruar veprimin e tij.

Kjo është një çështje që ka të bëjë me ligjin e dekriminalizimit dhe ai duhet lejuar të veprojë me gjithë forcën e tij.

Nëse Prokuroria konstaton papajtueshmëri në këto veprime, atehere vepron mekanizmi i papajtueshmërisë, por jo dëshirat e opozitarëve dhe socialistëve për këtë çështje.

Kryeministri në bazë të shkresave që duhet t’i dërgojë Prokuroria, duhet të shkarkojë Valdrin Pjetrin dhe ky, nëse është i sigurtë, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për paligjshmëri në këtë vendim.

Por hapat e konstituimit të Këshillit dhe vazhdimit të punës për qeverisjen e Bashkisë së Shkodrës janë detyrim kushtetues për qeverinë.

Opozita pastaj ka dilemat e veta. Nëse Lulzim Basha nuk hyn në zgjedhjet e pjesshme të parakohëshme, do ta ketë më të vështirë t’i bindë kandidatët e pavarur në Shkodër të mos kandidojnë. Po kështu dhe partitë e tjera që mund të hyjnë në këtë garë.

Dorëheqja e Valdrinit është një mallkim i barabartë për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Për të parin, për shkak të përsëritjes së precedentit të njerëzve të inkriminuar dhe për të dytin, për shkak të përsëritjes së precedentit të frikës nga zgjedhjet.

Të dy do t’i vuajnë problemet e tyre, por Shkodra nuk ka pse vuan qeverisjen e saj. Dikush duhet të zgjidhet për t’i shërbyer qytetit.

Voltana Ademi pas datës 20 gusht është e paligjshme. Por mund të rikthehet nëse kandidon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME