
Dje dhe sot llogjikisht janë dy gjëra të kundërta. Në kuptimin kohor, nocioni i distancon dhe sikur i vjetërzon figurativisht në imagjinatën tonë… Dje, diçka e lënë pas, e zbardhur dhe si e vjetër…dhe sot, plot ngjyra , me zhurrmë jete dhe dinamizëm.
…Po a nuk ndodhë që dje dhe sot, të na njehsohen, të na përsëriten mërzitshëm aq sa e sotmja të na duket si dje dhe e djeshmja si sot ?…
Dje ,në monizëm, një ish drejtor hije rëndë dhe nur zi, kur dikush që e njihte i përmendëte të shkuarën e tij balliste…Ai, me hungërima i numëronte plagët e plumbave të vëllait të tij partizan !…Dhe e shtyti, ish kapadiu drejtor, kështu për 50 vjet…
…Në po këtë kohë, pra dje, një gjyhnaqar, i vobektë dhe invalid, roje…kur njerëzit që e njhnin dhe u vinte keq, ja përmendnin të çuditur se si një ish partizan, trim dhe me shumë plumba në trup, ishte katandisur kështu ?!…Roja i mjerë me gjysëm zëri ju thosh:- Më uli kokën një vëlla…ballist !…
…Dhe e djeshmja nuk donte t’ja dinte , me tragjikomizmin, që drejtori ish ballist dhe roja ish partizan…ishin vëllezër ! Sharlatanët në atë kohë ishin zotër.
Po a nuk ndodh edhe sot si dje ? Sharlatanë të tillë, të zotë, të ti përplasin në fytyrë jo vetëm “partitizmin” e tyre shpirtëror por edhe miqësitë, shoqëritë, krushqitë dhe farefisnitë me X apo Y pushtetarë, në çdo zyrë apo post detyre ku ata i gjen !… Ashtu si dje, shumica e drejtuesve vazhdojne të vegjetojnë në detyrat e pa merituara dhe kur ua përmendin paaftësinë dhe vegjetacionin e çuditshëm, me hungërima të numërojnë heroizmat e “heronjëve” të partisë, që ata i kanë të tyre !!
Ka shumë e shumë raste dhe ngjarje që e sotmja me të djeshmen, njehsohen, paçka se nocioni kohor i distancon…prandaj ne, në tërë këta vjet, më shumë se kemi kapercyer dhe jemi zhvendosur në kohë, asgjë tjetër nuk kemi bërë… / Nga Genc Demiraj